LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj i ngre kurth Ramës/ Përgatit grupe kundër tij?

10 Gusht 2018, 08:14, Aktualitet CNA
Veliaj i ngre kurth Ramës/ Përgatit grupe kundër tij?

Zgjedhjet vendore po rrisin frikën te kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Meraku i tij është se nuk ka ende një garanci nga kryeministri Edi Rama se në qershor 2019 do të jetë sërish ai përfaqësues i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës. Shefi i qeverisë nuk është i bindur për Veliajn, pasi ky i fundit kohët e fundit ka filluar të sulmojë nën brez shefin e qeverisë. Por duke e ditur një gjë të tillë, Veliaj duket se po krijon një grup të tijin që ta ketë në çdo raste rreziku.

Veliaj ka pas vetes Bamir Topin, Shpëtim Idrizin e Monika Kryemadhin. Nëse ai nuk rikandidon, mund t?i orientojë diku tjetër këto vota dhe nxjerr blof kandidatin socialist. Por gjëja tjetër është se Veliaj aspiron për të marrë drejtimin e partisë apo të qeverisë.

Në zhvillimet e muajve të fundit, vihet re se Veliaj po mundohet të mbajë pas vetes sa më shumë aleatë. Bamir Topi është kthyer në një prej kritikëve më të mëdhenj të qeverisë dhe kryeministrit. Në disa dalje publike Topi nuk i ka kursyer rezervat për Ramën, ndërsa ka lavdëruar hapur Veliajn. Ajo që e tregon aleancën mes tyre është dhe ngjarja e pak ditëve më parë në Këshillin Bashkiak. Përfaqësuesja e vetme e FRD, Mirela Bogdani u bashkua me PD. Por Fryma e Re Demokratike reagoi menjëherë dhe u distancua nga ky veprim, duke thënë se ajo është krah mazhorancës në bashki. Momentalisht FRD ka një nënkryetar bashkie, edhe pse tashmë përfaqësimi i saj në pushtetin vendor ka rënë. Pavarësisht se s?ka këshilltarë, Veliaj vijon të mbajë në detyrë nënkryetarin e Bamir Topit, shkruan gazeta “SOT”.

Një tjetër aleancë e fortë e Veliajt është ajo me Idrizin. Edhe pse bashkëpunimi mes PS dhe PDIU në pushtetin qendror ka marrë fund, Veliaj vijon të mbajë pas vetes kreun e çamëve. Ajo që e dëshmon më së miri këtë është se Veliaj shkarkoi nënkryetarin Abaz Hado pas një kërkese të Idrizit. Edhe pse kishte 2 vite në atë post, Idriz për shkak të përplasjeve me të i kërkoi Veliajt ta shkarkonte dhe ky ju bind. Nga ana tjetër, Veliaj ka 3 këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe falë tyre ai është ende në mazhorancë. Idrizi kohët e fundit ka reaguar shumë ashpër ndaj qeverisë, por asnjëherë nuk ka kritikuar kryebashkiakun e Tiranës, duke treguar se është krah tij.

Veliaj njihet për afrimitetin me Metën dhe Kryemadhin. Edhe pse kohët e fundit retorika mes tyre është ashpërsuar për shkak të dekretit për teatrin, sinjalet janë se gjithçka bëhet sa për shou, në mënyrë që Veliaj të fitojë besimin e Ramës se nuk ka lidhje me LSI. Kur LSI doli nga qeveria, disa këshilltarë bashkiakë të saj u bashkuan me PS. Edhe pse u cilësua si veprim i tyre individual, në qarqet politike flitet se Kryemadhi i lejoi qëllimisht që të bashkoheshin me Veliajn në mënyrë që ky i fundit të mbajë mazhorancën në këshill. Po ashtu Kryemadhi kur është pyetur mediatikisht nuk e ka mohuar se në zgjedhjet vendore mund të mbështesë Erion Veliajn. Pra, duket se kryebashkiaku po merr masa për çdo të papritur, duke mbajtur pas vetes rivalë të kryeministrit.

Lajmet e fundit nga