LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tifozi gjakos arbitrin/ Ndodh në ndeshjen e Europa League

10 Gusht 2018, 08:17, Aktualitet CNA
Tifozi gjakos arbitrin/ Ndodh në ndeshjen e Europa League

Ndeshja mes Sturm Graz dhe AEK-ut në kualifikimet për Europa League, prodhoi një moment aspak të hijshëm ku një prej gjyqtarëve anësorë u godit me shishe birre në kokë, e për pasojë u shembë përtokë i plagosur.
Fredrik Klyver pësoi një çarje në kokë afër ballit dhe mbeti për disa minuta i shtrirë duke bërë që të ndërpritet ndeshja.

Klubi vendas njoftoi pas ndeshjes që tifozi që shkaktoi aksidentin është arrestuar. Ai deklaroi në polici se e kryeu këtë akt për shkak të vendimeve jo të drejta të gjyqtarit. Gjithsesi shprehu pendesë për aktin, duke u përcjellë ndjesë gjyqtarëve dhe tifozëve. /CNA.al

https://www.youtube.com/watch?v=ZYT4x6vhxso

Lajmet e fundit nga