LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreziku që vjen nga Turqia/ Banka Europiane i frikësohet krizës ekonomike

10 Gusht 2018, 19:44, Aktualitet CNA
Rreziku që vjen nga Turqia/ Banka Europiane i frikësohet krizës

Kriza e Turqisë frikëson tregjet ndërkombëtare, duke ndikuar edhe te euro. Bursat kanë shënuar rënie, sidomos në titujt e bankave. Banka Qendrore Europiane ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mundësinë e përhapjes së krizës ekonomike dhe monetare turke edhe në bankat europiane.

Lajmin e bën të ditur ?Financial Times?, e cila citon burime nga bankat më të ekspozuara ndaj një rreziku të tillë si italiania ?Unicredit?, spanjollja ?Bbva? dhe francezja ?Bnp Paribas?.

Sipas FT, situata nuk është ende kritike, por ka nevojë për monitorim të kujdesshëm. Këtë vit, monedha turke ka humbur një të tretën e vlerës së saj për shkak të politikave të ndjekura nga presidenti Erdogan, në kundërshtim të hapur me vendet perëndimore, shkruan Tema Tv

Pas fitores së qershorit, Erdogan e ka reduktuar akoma më shumë autonominë e bankës qendrore turke duke parandaluar një shtrëngim monetar që konsiderohet i nevojshëm në rastin e një skenari botëror të normave në rritje.

Edhe sektorët ekonomikë janë vënë në kontrollin e rreptë të presidentit, duke shtuar kështu frikën e investitorëve. Ndërkohë, vlera e lirës turke vijon të bjerë. Sipas Bloomberg, ajo ka humbur 13.5 pikë përqindjeje në krahasim me dollarin.

Frika e një përhapjeje të krizës në bankat dhe sistemin financiar europian e ka dobësuar edhe euron gjatë ditës së sotme. Në tregjet europiane, ajo ka rënë në nivelin 1.1432 kundrejt dollarit nga 1.1527 që ishte dje.

Ndërkohë, presidenti Erdogan u zotua sot se do ta mbrojë vendin ndaj sulmeve ekonomike dhe tha se rritja e prodhimit, eksporteve dhe punësimit janë përgjigjja më e mirë ndaj sfidave me të cilat përballet Turqia.

Duke folur para një turme njerëzish në qytetin Bayburt, Erdogan tha se Turqia po përballet me një paqëndueshmëri financiare të krijuar artificialisht, por ?njerëzit që ngazëllehen nga normat e interesit dhe çmimet e këmbimit valuator nuk do t?ia dalin të fitojnë?.

Megjithatë, lira u dobësua akoma më tej pas deklaratës së tij.

Lajmet e fundit nga