Rregullat e reja/ Ndryshon mosha e daljes në pension – CNA
Connect with us

Aktualitet

Rregullat e reja/ Ndryshon mosha e daljes në pension

Publikuar

-

Të moshuarit që kanë plotësuar moshën e përcaktuar me ligj dhe kanë minimumi 15 vite pune me kontribute mund të përfitojnë pension pleqërie. “Gazeta Shqiptare” ka publikuar moshën e daljes në pension për gratë për vitin 2018, 2019 dhe 2020. Aktualisht për vitin 2018-të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 8 muaj (rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç). Ndërkohë sipas kësaj llogaritjeje, mosha e daljes në pension për gratë në 2019-ën do të jetë 60 vjeç e 10 muaj, ndërsa në 2020 do të jetë 61 vjeç. Sakaq, burrat duhet të jenë mbi 65 vjeç, në mënyrë që të mund të marrin këtë lloj pagese (mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056).

Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se vjetërsia e plotë kontributive për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029.

Përllogaritja
Formula e përllogaritjes së pensionit të pleqërisë është: pension social (bazë) plus një shtesë që është 1% për çdo vit sigurimi, për çdo vit punë, të bazës mesatare të vlerësuar për gjithë periudhën që individi ka paguar kontributet. Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Doni që një mashkull të çmendet pas jush? Ja cfarë cilësie duhet të keni në karakterin tuaj

Publikuar

-

Do të gënjenim nëse do të thonim se pamja e jashtme nuk është edhe aq e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli.
ër çdo vajzë ta bësh një mashkull të çmendet pas teje dhe ta kesh gjithmonë pranë, kjo është arritje.
Por a e dinit se tipari që tërheq më shumë një mashkull tek vajzat është pavarësia?

Nga disa studime që janë bërë ka rezultuar se vajzat e pavarura janë të sigurta, kanë vetëbesim dhe luajnë sipas rregullave të tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd tjetër përveç vetes për të vërtetuar se kush janë ato në të vërtetë.
Atëherë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, ato nuk janë partneret kryesuese sepse janë të zëna duke u dhënë drejtim jetës së tyre. Ato e dinë se kur dhe çfarë të japin pa qenë imponuese dhe kanë mjaft besim për të vazhduar vetë përpara. E normalisht kush do ishte ai mashkull që nuk do ta pëlqente këtë gjë!

Pavarësia është një karakteristikë, jo lojë. Meshkujt e vlerësojnë këtë cilësi shumë pasi tregon se partnerja e tyre nuk i përkushtohet vetëm atij edhe në momentet që nuk duhet, duke menduar se kjo i pëlqen partnerit të saj.
E pra vajza zgjidhni të jeni të lira, të pavarura nga askush për të vepruar dhe jetuar jetën tuaj në mënyrën tuaj. Mos u mundoni të silleni si të tilla por duhet ta gëzoni këtë karakteristikë, ju që e keni jeni shumë me fat

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kujdes! Smoothie juaj nuk duhet të ketë kurrë këto 3 përbërës

Publikuar

-

Smoothie është mënyra më e shpejtë për të marrë lëndet ushqyese për të cilat organzimi ka nevojë. Mënyra e shëndetshme e përgatitjes na siguron që gjatë procesit të shtyrdhjes përbërësit nuk humbasin asnjë vitaminë, megjithatë ekzistojnë disa përbërës të ndaluar që nuk duhet t’i shtojmë në këtë pije.

1.Proteinat në trajtë pluhuri

E mira është që proteinat të merren nga burimet e para që përfshijnë vezët, mishin, ushqimet e detit, nënproduktet e qumështit etj.

2.Zarzavate të thata (jeshillëqe)

Veç frutave të thata, të gjitha perimet dhe frutat e tjera kanë më shumë vlera ushqyese kur janë të freskëta. Nëse këto të fundit janë të “dehidratuara” pra u mungon uji, organizmi nuk është në gjëndje të përthithë prej tyre lëndët ushqyese.

3.Zgjidhni gjithnjë perimet e freskëta ose të ngrira, pasi janë më të shëndetshme në krahasim me ato të thata.

Xhenxhefili i freskët nëse është i prerë në kubikë kërkon ujë të nxehtë që t’i lirojë vlerat ushqyese, ndaj nëse është i shtuar në këtë formë në smoothien tuaj, ju nuk do të përfitoni shumë prej tij. Mënyra më e mirë është ta shtoni në smoothi si pluhur, pasi vetëm në këtë mënyrë ju do të merrni çdo vlerë nga kjo rrënjë magjike.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atletico hakmerret ndaj Real/ I shënon 4 gola dhe ngre Superkupën e Europës

Publikuar

-

By

Atletico e Madridit është zyrtarisht fituese e Superkupës së Europës.

Të besuarit e Simeone arritën të mposhtnin Realin e Madridit me rezultatin e thellë 4-2, duke u hakmarrur në njëfarë mënyre për finalet e humbura.

Pjesa e parë e 90 minutëshit u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku për Atleticon shënoi Diego Costa, ndërsa për madrilenët Benzema.

Në të dytën ishte Reali që kaloi në avantazh me Ramos, rezultat ky që zgjati deri në minutën e 78, ku Costa ndëshkon për herë të dytë madrilenët.

Ndërkohë shtesa ka folur tërësisht për Los Colchoneros, të cilët gjejnë dy herë të tjera rrjetën me Saul dhe Koke, duke e vulosur sfidën në rezultatin 4-2.

Kjo është hera e tretë që Atletico e Madridit ngre Superkupën e Europës./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:39 - 15 August, 2018

Atletico hakmerret ndaj Real/ I shënon 4 gola dhe ngre Superkupën e Europës

Atletico e Madridit është zyrtarisht fituese e Superkupës së Europës. Të besuarit e Simeone arritën të mposhtnin Realin e Madridit...

Aktualitet23:21 - 15 August, 2018

“Do bëhet baba”/ Gruaja tregon se si i shpëtoi vdekjes i fejuari në Genova

Dita e djeshme ka qenë një tragjedi për Italinë, pas shembjes së urës së“Moradit” në Genova. 39 persona humbën jetën...

Aktualitet23:17 - 15 August, 2018

Atletico “vë përfund” Realin/ Shënon edhe golin e katërt

Atëhere kur pritej kundërpërgjigja e Real, Atletico Madrid ka ndëshkuar për herë të katërt madrilenët. Për Atleticon ka shënuar Koke...

Aktualitet23:10 - 15 August, 2018

Atletico Madrid një hap larg trofeut/ Saul gjen rrugën e rrjetës

Aletico e Madridit ka kaluar sërish në avantazh me Saul. Të besuarit e Simeones ndëshkojnë për herë të tretë Realin...

Aktualitet23:03 - 15 August, 2018

Një shqiptare në politikën belge

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i...

Aktualitet23:02 - 15 August, 2018

Nuk ka fitues në 90 minuta/ Superkupa e Europës vendoset në shtesë

Kanë përfunduar në barazim 90 minutat në sfidën e Superkupës së Europës ndërmjet Realit të Madridit dhe Atleticos së Madridit....

Aktualitet22:53 - 15 August, 2018

Krimineli më i kërkuar i Meksikës/ Prokuroria ofron 1.6 milion dollarë për kokën e tij

Prokuroria meksikane ka bërë njoftimin, se do të ofrojë shpërblimin prej 30 milionë pesos, afërisht 1.6 milionë dollarë, për këdo...

Aktualitet22:46 - 15 August, 2018

Baraspeshë në derbin e Europës/ Diego Costa ndëshkon për herë të dytë Realin

Atletico ka arritur të gjejë baraspeshën falë Diego Costës. Spanjolli gjeti për herë të dytë rrjetën e Realit të Madrididit,...

Aktualitet22:38 - 15 August, 2018

Ramos kalon në avantazh Realin e Madridit

Reali i Madridit ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Atleticos, të vlefshme për finalen e Superkupës së Europës. Goli...

Aktualitet22:32 - 15 August, 2018

Tmerruese/ Tufa e luanëve sulmon vizitorët (Video)

Katër persona në Britaninë e madhe ka përjetuar momente tmerri ditën e sotme. Teksa ishin duke vizituar kopështin zoologjik në...

Aktualitet22:28 - 15 August, 2018

Tragjedia në Genova/ E shtuna ditë zie, varrosen viktimat

Qeveria italiane ka marrë vendimin për ta shpallur ditën e shtunë, si ditë zie. Sipas mediave italiane po në këtë...

Aktualitet22:23 - 15 August, 2018

U arrestua për mbështetje ndaj Gulen/ Lirohet shefi i Amnesty International

Shef i Amnesty International në Turqi, Taner Kilic është liruar nga një gjykatë në Stamboll. Lajmi për lirimin e tij...

Aktualitet22:11 - 15 August, 2018

Superkupa e Europës/ Real dhe Atletico ndajnë nga një gol në pjesën e parë

Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë ndërmjet Realit të Madridit dhe Atleticos së Madridit, e vlefshme për Superkupën e...

Aktualitet22:08 - 15 August, 2018

Gazeta spanjolle shkuan për sopranon shqiptare/ “Është zë i rallë”

Gazeta spanjolle ”El Pais” ka shkruar një artikull për sopranon shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka mahnitur publikun spanjoll me...

Aktualitet21:52 - 15 August, 2018

Skandal/ Punëtorët e Bashkisë së Tiranës rrezikojnë jetën

Një person ka denoncuar në rrjetet sociale kushtet skandaloze në të cilat punojnë punëtorët e Bashkisë së Tiranës. Në një...

Aktualitet21:40 - 15 August, 2018

Foto/ Vazhdon betonizimi tek parku i liqenit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar projektet e Bashkisë së Tiranës tek zona e liqenit. Në një postim...

Aktualitet21:37 - 15 August, 2018

Gjyqtari Faqolli u konfirmua në detyrë pasi raporti i DSIK u rrëzua si “i pasaktë”

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin e gjyqtarit të Tiranës, Astrit Faqolli tregon se këtij...

Aktualitet21:28 - 15 August, 2018

“Kam shkruar faqet e para”/ Surpriza e radhës nga Nard Ndoka

Kreu i  Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë për emicionin “Edicionit Veror”  është shprehur, se po përgatit një jetëshkrim....

Aktualitet21:24 - 15 August, 2018

I dyshuari për terrorizëm/ Gjermania kërkon anullimin e ekstradimit për truprojën e bin Ladenit

Një gjykatë në qytetin e Bokumit në Gjermani ka urdhëruar kthimin mbrapsh të një terroristi të ekstraduar në Tunizi një...

Aktualitet21:17 - 15 August, 2018

Një raporti i Soros zbardh humbjet e Kosovës nga dialogu me Serbinë

Gjashtë ekspertë serbë kanë hartuar një raport ku kanë paraparë dy opsione për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës; e para...

Aktualitet21:11 - 15 August, 2018

Protestat në Rumani/ Berisha: Shtatori muaji i fundit i narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me reagimet në lidhje me protestat në Bukuresht. Berisha i referohet  mesazhit të një qytetari,...

Sport21:08 - 15 August, 2018

Toni parashikon golashënuesin e Seria A-së: Nuk do të jetë Ronaldo!

Ish-sulmuesi i Juventusit, Romës dhe Bajern Mynih, Luka Toni foli për “Tuttosport” për merkaton e Seria A dhe golashënuesin e...

Aktualitet21:04 - 15 August, 2018

Shokuese/ I mituri gjen nënën të therur në banesë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e sotme në një lagje të londrës. Një djalë i mitur ka gjetur të...

Aktualitet20:55 - 15 August, 2018

Foto/ Ortodoksë dhe bektashinj rihapin Kishën e Fjetjes së Shën Mërisë në Peshtan

Kisha e Fjetjes së Shënmërisë në Peshtan hapi sot dyertë pas pesëdhjetë vitesh. Kisha, e cila ishte rrënuar dhe po...

Aktualitet20:53 - 15 August, 2018

Zelanda e Re ndalon blerjen e shtëpive për emigrantët

Një shtetas i huaj në Zelandën e Re e ka të pamundur të blej një shtëpi, kjo pas një vendimi...

Aktualitet20:52 - 15 August, 2018

Cilësia e produkteve ushqimore/ Zbulohet mashtrimi me vajin e ullirit

Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër. Top Channel fakton se mashtrimi është...

Aktualitet20:35 - 15 August, 2018

Heshti për masakrën e Selenicës/ Qytetarët kryqëzojnë Ramën, pas reagimit për Genovan

Pas reagimit të kryeministrit Rama për tragjedinë e Genovas, ku humbën jetën 39 persona dhe i shprehte ngushëllime familjarëve, reagime...

Aktualitet20:30 - 15 August, 2018

U mbyt në lumin Mat/ Gjendet trupi i 46 vjeçarit

Pulumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 46 vjeçarit Arben Marku në lumen e Matit. Ky i fundit...

Trending

Read previous post:
Atentat mafioz/ Çfarë i tha vrasësi, Fatbardh Licit, para se ta ekzekutonte

Të  tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku shtetasi...

Close