Connect with us

Teknologji

Ja si po planifikon Facebook të bëjë para nga Whatsapp

Publikuar

-

Erdhi koha që Facebook të fillojë të bëjë para nëpërmjet Whatsapp-it.

Aplikacioni i mesazheve do të zgjerojë shërbimin e saj të fokusuar në biznes në një mënyrë të rëndësishme, njoftoi të mërkurën Whatsapp.

Që nga viti i kaluar, Whatsapp ka testuar Whatsapp Business, i cili lejon kompanitë t’u dërgojnë mesazhe klientëve me gjëra të tilla si bileta avioni, informacionet e dërgimit te porositë online, dhe përgjigjet ndaj pyetjeve të shërbimit të klientit. Por shërbimi tani po zgjerohet me një API të dedikuar për kompanitë më të mëdha.

Kjo duhet ta bëjë më të lehtë për organizatat më të mëdha që të përfitojnë nga Whatsapp. Kompanitë tani do të jenë në gjendje të dërgojnë njoftime të personalizuara tek njerëzit dhe të përdorin reklamat në News Feed që të përcjellin te bisedat në Whatsapp.

Sidomos për Facebook, zgjerimi i Whatsapp Business zgjeron gjithashtu mundësinë e Whatsapp për të fituar para nga aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve. Whatsapp është pasuria më e madhe e pashfrytëzuar e Facebook. Aplikacioni i mesazheve ka më shumë se 1 miliard përdorues aktivë të përditshëm, por, ndryshe nga çdo shërbim tjetër i Facebook, nuk ka reklama (për tani, gjithsesi).

Kjo është arsyeja pse Whatsapp po fokuson përpjekjet fillestare të fitimit të saj në shërbimet e ndërmarrjeve.

Edhe pse bizneset mund të përdorin disa nga mjetet falas, Whatsapp do të kërkojë nga kompanitë të dërgojnë lloje të caktuara të mesazheve. Këto përfshijnë njoftime me porosi, të tilla si ato me kujtesa takimesh, si dhe përgjigjet e vonuara ndaj mesazheve nga konsumatorët.

Whatsapp ende punon vetëm me një grup relativisht të vogël kompanish, por thotë se planifikon të sjellë më shumë organizata në bord në të ardhmen.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Tani që gripi është nëpër këmbë, ja ç’duhet të bëjmë patjetër me celularët tanë

Publikuar

-

“Telefonat celularë janë një nga pajisjet më të ndotura që prekim çdo ditë”- ka deklaruar Charles Gerba, një mikrobiolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës.

Sipas një studimi të fundit ku u morën në studim telefonat celularë të nxënësve të shkollave të mesme, u gjet se pajisjet e tyre mbartnin 10 herë më shumë baktere sesa shumica e tualeteve që përdornin.

Dhe duke harruar gjithmonë këtë dukuri shumë rrallë njerëzit i pastrojnë telefonat e tyre, kështu që mikrobet dhe bakteret vazhdojnë të rriten dhe të grumbullohen në të duke përfshirë E. colin dhe shumë të tjera.

Çështja nuk qëndron vetëm tek papastërtia e vetë celularëve, por edhe tek përhapja e mikrobeve tek njerëzit e tjerë.

“Shumë telefona kanë ekrane me prekje dhe mikrobet përhapen lehtësisht nga telefoni juaj tek duart dhe fytyra, duke rritur mundësinë e infeksioneve” – tha Gerba.

Dhe gjithçka që duhet të bëjmë është dezinfektimi i telefonit të paktën një here në ditë ose më shpesh nëse atë e ka përdorur edhe dikush tjetër veç nesh. Është gjithashtu thelbësore që të praktikojmë zakone të mira higjienike të përgjithshme, të tilla si mos marrja e telefonit në banjo dhe larja e duarve shpesh.

Në këtë rast duhen marrë në konsideratë edhe produktet e pastrimit, sidomos për këtë sezon të ftohtë që po afron dhe gripi po vërdalloset:

1.Pëlhurat e mikrofibrave

Një nga mënyrat më të lehta për të pastruar telefonin shpesh sidomos pasi dikush tjetër ka prekur ekranin është mbajtja e një sasi pëlhure mikrofibre në çantë për t’i fshirë shpejt ato. Këto lloj pëlhurash mikrofibre vijnë në një pako prej gjashtë copash, kështu që do të jemi në gjendje të mbajmë rezerva edhe në ambiente të tjera.

2.Fërkojini me alkool dhe ujë

Pëlhurat e mikrofibrave ndihmojnë, por për një pastrim të thellë serioz,rekomandohet që t’i pastrohen me një përzierje me 60% ujë dhe 40% alkool.

Për ta përdorur, lyhet lehtë qoshja e një pëlhure të butë, pa mikrofibër pa fije apo pambuku, e rëndësishme është mos ta aplikojmë përzierjen direkt në telefon , gjë që mund ta dëmtojë atë. Butësisht fshijmë telefonin për të vrarë bakteret e padëshiruara dhe përdorim një cep të thatë për të hequr çdo lëng të tepërt në telefon.

3.Dezinfektues duarsh

Larja e duarve shpesh një nga mënyrat më të mira për të zhdukur mikrobet gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit. Sigurohemi që përdorim ujë të ngrohtë me sapun dhe të shpëlajmë mirë për të paktën 20 sekonda.

Përdorimi i dezinfektuesit të duarve është gjithashtu një ide e mirë. Shumica e dezinfektuesve me bazë alkooli funksionojnë vetëm kur lagen dhe avullojnë shpejt, prandaj zgjedhjet më të mira janë ato që ofrojnë mbrojtje, që do të thotë se ata vazhdojnë të funksionojnë shumë kohë pasi të jenë aplikuar.

LEXO TE PLOTE

Life Style

iPhone i ri, avaz i vjetër? Ja çfarë jetëgjatësi baterie kanë telefonat e rinj nga Apple

Publikuar

-

Kur Apple lançoi gjeneratën e re të iPhone-ve, rriti cilësinë e ekranit, kamerës dhe jetëgjatësinë e baterisë.

Në thelb, iPhone XS është një iPhone X më i shtrenjtë dhe iPhonë XS Max është një iPhone X më i madh e më i shtrenjtë.

Megjithëse dy smartfonët e rinj nga Apple nuk duket të kenë ndonjë ndryshim nga paraardhësi i tyre, krijuan zhurmën që kompania krijon gjithmonë.

Një ekran dhe kamera me cilësi më të mirë nuk është tamam ajo çka na nevojitej. Por një bateri më jetëgjatë? Patjetër që po!

Por vërtetë, sa jetëgjatë do të jenë këto bateri?

Bateritë u testuan nga Tom’s Guide.

Kështu, celularët u përdorën në maksimumin e ndriçimit (150 nits). 1 nits është i barabartë me ndriçimin e një qiriu në një metër katror. Kjo e fundit nuk ka lidhje me jetëgjatësinë e baterisë, por është një kuriozitet i këndshëm.

Si e përballuan iPhone XS dhe XS Max provën?

iPhone XS Max punoi për më gjatë se OnePlus 6 dhe iPhone XS, por 1 orë e gjysmë më pak se Goggle Pixel 2XL.

Siç pritej, iPhone XS nuk punoi aq gjatë sa iPhone XS Max. Ky i fundit ka bateri më të madhe dhe dihej që do ta kishte edhe më jetëgjatë. Por, iPhone XS punoi gati një orë më pak se iPhone X i vjetshëm!

Apple tha që bateria e iPhone XS do të zgjaste 30 minuta më shumë se iPhone X kështu që ndoshta do të ishte më mirë të mos nxitoheshit përpara se të shpenzoni shuma marramendëse.

LEXO TE PLOTE

Life Style

“Paguaj ose do të …”, ky është email-i që nuk duhet ta hapni për asnjë arsye

Publikuar

-

Një seri kërcënimesh të marra online po i çon njerëzit që të kryejnë vetëvrasje.

Fillimisht mesazhi, që vjen në postën tuaj elektronike, duket i parrezikshëm – një email shfaqet në ekranin tuaj që mund të jetë nga një mik apo koleg.

Por nëse klikoni mbi të do ju ngrirë gjaku sepse ajo që vijon është një varg kërcënimesh vicioze për të shkatërruar jetën tuaj, nëse nuk dorëzoni para.

Email-i “haraçit” shpjegon se ju jeni kapur duke parë një faqe interneti për të rritur – kjo është zbuluar me anë të kamerës së kompjuterit tuaj.

Për të shtuar kredibilitetin e pretendimit të tyre, email-i përfshin detaje kryesore private, të tilla si numri i telefonit tuaj dhe fjalëkalimet e fshehta për një bankë ose llogari tregtare.

Kërcënimi i ri i internetit është zbuluar nga gazetarja,Sarah Hartley e cila e zbuloi pasi ra në shënjestrën e tyre së fundmi.

Sarah shpjegon:

Si shumica e gazetarëve, unë jam aq e ashpër sa çizmet e vjetra dhe jam mësuar me çdo lloj “moti”. Megjithatë, ajo që më tronditi më shumë për marrjen e një email të tillë është se kushdo që e ka çuar, ka shkelur firewall-in tim të punës.”
Më tej, gazetarja shpjegon se emri i dërguesit të email-it i ishte dukur i besueshëm. Ai erdhi nga një emër i zakonshëm femëror. Duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë këshilltare të marrdhënieve me publikun, ajo klikoi mbi mesazhin dhe e hapi.

Kriminelët kibernetikë kërkojnë nga viktima e tyre që të dorëzojnë 500 funte ose më shumë në Bitcoins anonime. Nëse ata nuk paguajnë, shantazheri thotë se ata do të ndajnë detajet që kanë në internet.

Miliona përdorues të kompjuterave janë duke u shënjestruar në valën e keqe të mashtrimeve që deri më tani kanë zhvatur me qindra njerëz të pafajshëm.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:23 - 23 Tetor, 2018

Gjenden në Stamboll pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë

Pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur sot në Stamboll. Mediat e huaja...

Aktualitet13:33 - 23 Tetor, 2018

“Tirana historike, ç’fat e pret?”

“Artes” një program kushtuar kulturës dhe arteve e nis sot komunikimin me publikun me një emision kushtuar arkitekturës dhe zhvillimit...

Aktualitet11:52 - 23 Tetor, 2018

Votuan pro Maqedonisë së Veriut/ Merren në mbrojtje deputetët e opozitës

Ministria e Brendshme në Maqedoni ka marrë në mbrojtje deputetët e partisë opozitare të Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, të cilët votuan...

Aktualitet11:07 - 23 Tetor, 2018

Video- Ura më e gjatë mbi det/ Mega projekti kinez vjen në jetë

Ura më e gjatë mbi det, e cila ndodhet në Kinë, do të fillojë funksionimin e saj ditën e nesërme....

Aktualitet19:50 - 22 Tetor, 2018

Sanksionet ndaj kompanive ruse/ Putin i kundërpërgjiet Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për vendosjen e masave ekonomike ndaj Ukrainës. Në dekretin e nënshkruar, Putin...

Aktualitet18:39 - 22 Tetor, 2018

Video/ Pamjet e trenit që del nga shinat dhe merr para 18 persona bëjnë xhiron e botës

Një video, pamjet e të cilës tregojnë trenin e pasagjerëve del nga shinat e hekurudhës në veri-lindje të Tajvanit, duke...

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Trending

Read previous post:
E bija i fiton llotarinë amerikane pas vdekjes, aktori përlot me dedikimin: “Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave”

Më 19 nëntor të vitit që lamë pas, vajza  e  vetme e aktorit kosovar Çun Lajçi ndërroi jetë. Bubulina, 34...

Close