Connect with us

Kuriozitete

(Foto) Të gjithë i njohim këto 6 vepra të famshme, po misteret që fshehin a i dini? Zbulojini tani…

Publikuar

-

Përpos arkitekturës dhe madhështisë që mbartin, ndërtesat dhe statujat ikonë të botës fshehin detaje mistike që shumë pak prej nesh i kanë vënë re. Më poshtë do të listojmë disa prej tyre, që me shumë mundësi do t’ju habisin të gjithëve:

1. Apartamenti në katin e fundit të Kullës Eiffel

Gustave Eiffel, njeriu që dizenjoi monumentin më të famshëm të Francës, krijoi dhe ndërtoi një apartament në katin e fundit të kullës, të cilin e përdorte për të pritur miqtë.
Shpeshherë aty ai bënte diskutime të gjata me Thomas Edison-in, shpikësin e llambës elektrike. Sot, ai apartament shërben si muze për turistët dhe sigurisht ofron pamje të mrekullueshme të Parisit.

2. Zinxhiri i thyer në këmbën e Statujës së Lirisë

Statuja e Lirisë iu dhurua Amerikës nga Franca në 100-vjetorin e revolucionit amerikan. Simboli i saj është liria, demokracia dhe shfuqizimi i skllavërisë. Ky është pikërisht kuptimi që mbart zinxhiri i shkëputur nga këmba e statujës, fundin e epokës së skllevërve.

 

3. Mona Lisa e Isleworth-it

Në të gjithë historinë e artit njihet përpjekja e piktorëve për të riprodhuar figurën e Mona Lisa-s. Por besohet se ekziston një tjetër portret i saj, i pikturuar nga vetë Da Vinci dhe se kjo nuk është një kopje. Thuhet se versioni i dytë i pikturës ka ndryshim pak në perspektivë. Aludimet se kjo pikturë është risjellë nga piktorë të tjerë janë të shumta, por ekspertët besojnë se ky është thjesht një version më i hershëm i kryeveprës së Da Vinci-t.

 

4. “The Time Capsule”, në malin Rushmore

Gjatë ndërtimit të këtij monumenti të famshëm, arkitekti i saj dëshironte të krijonte brenda shkëmbit një dhomë sekrete, ku gjeneratat e reja të njiheshin dhe të merrnin çdo lloj informacioni në lidhje me historinë e Amerikës. Kështu ata krijuan një shpellë në pjesën e pasme të statujës së Abraham Lincoln-it.
Edhe pse projekti mbeti i papërfunduar, pas vdekjes së arkitektit, 50 vite më vonë, në hapësirën e krijuar u vendosën kopje dokumentesh shumë me rëndësi dhe kujtime të presidentëve të ndryshëm, që shërben sot si dëshmi e historisë së SHBA-ve.

5. Pamja e vërtetë e Sfinksit

Statuja më e vjetër e botës sigurisht që mbart mistere që nga krijimi i saj. Për pamjen e këtij monumenti ka pasur gjatë gjithë kohës komente.
Disa ekspertë besojnë se Sfinksi origjinal ka pasur kokën e një luani dhe shumë më vonë është gdhendur fytyra e një njeriu. Kjo shpjegon gjithë dyshimet rreth diferencës së madhe midis trupit gjigand dhe kokës së vogël.

 

6. Ura Golden Gate

Ura Golden Gate ka qenë gjithmonë në fokusin e fotografive më të bukura të shkrepura ndonjëherë. Por ajo që ne nuk dimë, është se për ndërtimin e saj ka pasur shumë debate me Flotën e SHBA-ve. Pasi u dha leje për ndërtimin e saj, flota dëshironte që ngjyra e kësaj ure të ishte me vija të zeza dhe të verdha, në mënyrë që të ishte e dukshme dhe në raste mjegulle, por kjo u kundërshtua nga arkitekti i urës, i cili vendosi ta lyente me ngjyrë portokalli të errët. Në këtë mënyrë, përveçse do të ishte e dukshme në çdo situatë, do të afeksiononte të gjithë ata që e shihnin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pushime me doktorin/Ja si është turizmi mjekësor në këtë shtet

Publikuar

-

Hungaria është “Meka” e europianëve për trajtimet shëndetësore, sidomos ato të dhëmbëve. Çmimi i leverdisshëm, cilësia e lartë. Vetëm në 2017-n Hungaria pranoi 2,5 milionë turistë për trajtime shëndetësore e wellness, raporton DW.

Kur aktorja e komedisë, Chris Reuter vendosi të udhëtojë nga Berlini në Hungari për një trajtimit kompleks të dhëmbëve, ajo nuk e dinte se po vinte në lëvizje një makineri ekonomike.

Të paktën për një shoqëri fluturimi, një hotel, pak restorante në Budapest qendra e wellness-it që ajo vizitoi, dentisti në klinikën hungareze, agjencia gjermane që organizoi udhëtimin, – të gjithë këta të lartpërmendur morën pjesën e tyre nga torta. Të mos harrojmë botuesin e një libri gatimesh të gulashit tipik hungarez që ajo e mori me vete si suvenir.

Turizmi mjekësor, i cili përbën 5% të të gjithë zbritjeve në aeroportet ndërkombëtare dhe vendore në BE pritet që të shënojë rritje, sipas një studimi të Parlamentit Europian. Veçanërisht nga viti 2014, pas një direktive europiane për lejimin e trajtimit shëndetësor mes vendeve të BE. Shuma e përfituar nga ky turizëm mjekësor kap shifrën e 47miliardë eurove, 0,33% e prodhimit të përgjithshëm bruto të vendeve të BE-së.

Për Chrisin vendimi nuk ishte i vështirë, megjithëse ajo nuk kishte qenë asnjëherë në Hungari – çmime të ulta për një buzëqeshje të re, standarte të larta mjekësore, dentisti fliste rrjedhshëm gjermanisht. E gjitha kjo në dekorin fantastik të Budapestit. As siguracioni shëndetësor i Chrisit nuk kishte gjë kundër këtij trajtimi, sepse për të dyja palët ujdia ia vlente.

“Siguracioni nuk ka pasur asgjë kundër trajtimit shëndetësor. Klinika në Hungari i dërgoi shpenzimet që rimbursoheshin në Gjermani dhe unë e mora lejen me faks për disa ditë. Kostot u mbuluan saktësisht, sikur do ta kisha bërë këtë trajtim në Gjermani”, thotë aktorja për Deutsche Wellen.

Hungaria ka kohë që është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët mjekësorë dhe ata që duan trajtime wellness. Por në vitet e fundit është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm për trajtimet dentale. Të paktën për qytetarët nga vendet veriore të BE-së që paguajnë 50-80% më shumë për një trajtim të tillë në vendet e tyre. Trajtimin e Chris e organizoi agjencia “Klinika e Dhëmbëve-Hungari” me qendër në Potsdam që ka organizuar deri më tani 20.000 trajtime për pacientë gjemanë dhe zviceranë.

Sipas statista.com numri i klinikave dentare dhe dentistëve në Hungari shënon rritje. 6.083 dentistë ishin të punësuar në vitin 2016. Edhe numri i klinikave në afërsi të kufirit me Austrinë shënon rritje. Oferta është përshtatur për klientët – personeli flet perfekt anglisht dhe gjermanisht. Chris Reuter kujton se “njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe të gjithë flasin gjermanisht. Trajtohesh sikur të jesh pacient privat.”

Ndjesia e të trajtuarit mirë si një pacient privat tërheq edhe paciantë të tjerë, si Iasmina Carstea, një ekonomiste nga vendi fqinj, Rumania, e cila shkon rregullisht në klinikën e Szeged, një qyteti juglindor të Hungarisë.

“Gjithmonë kam zgjedhur të shkoj tek doktorët hungarezë”, i tha ajo Deutsche Welles. Jo vetëm ajo, shumë pacientë rumunë shkojnë për trajtim në Hungari. Standartet e jetës në Hungari janë më të larta se në Rumani, kështu që ndryshe nga pacientët austriakë apo gjermanë, kostot nuk janë impulsi që i tërheq rumunët, por trajtimi i duhur.

Por çdo cent i shpenuzar ia vlen, thotë Lorena Garoiu, një piktore rumune që shkon rregullisht në Budapest për trajtime wellness.

“Ujërat termale në Banjat e Gellert kanë qenë shumë të rëndësishme për hernien diskale. Kam pasur përmirësim që nga hera e parë që kam qenë aty”, thotë ajo. 60% e turistëve që vijnë në Budapest e zgjedhin qytetin për wellnesin, thotë Szilvia Czinege, kryetare e marketingut të Budapest Spa. Jo vetëm që ky vend është një pikë e rëndësishme për klinikat dentale, por në Budapest ka edhe 100 burime natyrore të llixhave, që janë përdorur nga romakët që në kohët e lashta.

Vetëm në vitin 2017, Hungaria pranoi 2,5 milionë turistë për trajtime mjekësore dhe ato wellness, bën të ditur Zyra Hungareze e Statistikave. Aktorja berlineze erdhi një vit më vonë për kontroll në Hungari.

“Trajtimi ishte i suksesshëm”, thotë Chris, me një buzëqeshje ku dhëmbët ndriçojnë.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Pse pasiviteti është më i dëmshëm se duhanpirja

Publikuar

-

Tashmë është e ditur se jeta pasive është e dëmshme, por a jua merrte mendja se qëndrimi me orë të tëra pa lëvizur është më i rrezikshëm se duhanpirja?

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Cleverland ka rezultuar se aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë.

 

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë marrë në shqyrtim rastet e 122 000 individëve pas vdekjes së tyre, duke analizuar në mënyrë të hollësishme cilësinë jetës. Rezultatet treguan se personat të cilët kishin patur një jetë sedentare ishin më të prirur të prekeshin nga sëmundjet vdekjeprurëse krahasuar me personat që kishin qenë duhanpirës.

“Pasiviteti përbën rrezik më të madh për jetën e një individi sesa duhanpirja. Diabeti, tansioni i lartë dhe dhumë probleme të tjera të shëndetit shkaktohen nga mungesa e aktivitetit fizik dhe jo nga pirja e duhanit.” Ka thënë për CNN Dr. Wael, udhëheqësi i këtij studimi.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Mos e neglizhoni më! Ja pse duhet të hamë nga një vezë të zier çdo mëngjes

Publikuar

-

Shumë prej nesh mund të mos preferojnë ta konsumojnë një vezë të zier për mëngjes.

Kjo është diçka e gabuar pasi veza është e pasur në vlera ushqimore të domosdoshme për trupin tonë dhe nëse këto të mira përthithen që në mëngjes, do të jemi plot energji gjatë gjithë ditës.

Vezët, sidomos ato të zierat bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të mira.

E bardha dhe e verdha përmbajnë sasi të mëdha proteinash.

PËRFITIMET

Veza përmirëson përqendrimin
Studimet kanë treguar se përmes konsumimit të vezëve ju mund të bëheni edhe më të vëmendshëm
Veza është e mbushur me 14 ushqyes themelorë, 5 gramë yndyrë dhe 70 kalori
Por në rast se ajo nuk iu pëlqen, ka mënyra të ndryshme për ta futur në kombinimin e ushqimit tuaj
Proteina që përmban veza mund t’ju ndihmojë të bini në peshë
Veza i jep energji trurit dhe mbron sytë tuaj

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:23 - 23 Tetor, 2018

Gjenden në Stamboll pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë

Pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur sot në Stamboll. Mediat e huaja...

Aktualitet13:33 - 23 Tetor, 2018

“Tirana historike, ç’fat e pret?”

“Artes” një program kushtuar kulturës dhe arteve e nis sot komunikimin me publikun me një emision kushtuar arkitekturës dhe zhvillimit...

Aktualitet11:52 - 23 Tetor, 2018

Votuan pro Maqedonisë së Veriut/ Merren në mbrojtje deputetët e opozitës

Ministria e Brendshme në Maqedoni ka marrë në mbrojtje deputetët e partisë opozitare të Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, të cilët votuan...

Aktualitet11:07 - 23 Tetor, 2018

Video- Ura më e gjatë mbi det/ Mega projekti kinez vjen në jetë

Ura më e gjatë mbi det, e cila ndodhet në Kinë, do të fillojë funksionimin e saj ditën e nesërme....

Aktualitet19:50 - 22 Tetor, 2018

Sanksionet ndaj kompanive ruse/ Putin i kundërpërgjiet Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për vendosjen e masave ekonomike ndaj Ukrainës. Në dekretin e nënshkruar, Putin...

Aktualitet18:39 - 22 Tetor, 2018

Video/ Pamjet e trenit që del nga shinat dhe merr para 18 persona bëjnë xhiron e botës

Një video, pamjet e të cilës tregojnë trenin e pasagjerëve del nga shinat e hekurudhës në veri-lindje të Tajvanit, duke...

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Trending

Read previous post:
Trump synon krijimin e Forcës Hapësinore deri më 2020

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar të enjten për planin ambicioz të krjimit të “Forcës Hapësinore” si kategori...

Close