LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutohen dy familje/ Zbardhet identiteti i autorit

10 Gusht 2018, 17:08, Aktualitet CNA
Ekzekutohen dy familje/ Zbardhet identiteti i autorit

Policia ka zbardhur identitetin e autorit të vrasjes së 8 personave në Selenicë të Vlorës pak momente më parë. Ai është Ridvan Zykaj 24 vjeç.

Mësohet se viktimat janë pjesëtarë të dy familjeve të fisit Zykaj.

Ky i fundit, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Dyshohet se Zykaj është fshehur në një banesë në fshatin Resulaj.

Në ndjekje të tij janë vënë dhjetra forca policie, të cilët kanë marrë urdhër të qëllojnë nëse autori hap zjarr.

Gjithashtu policia i ka bërë thirrje banorëve të bëjnë kujdes, pasi 24 vjeçari është i armatosur me kallashnikov.

Nga të dhëna e para mendohet se vrasja ka ardhur për një konflikt pronësie. /CNA.al

Lajmet e fundit nga