LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i dy familjeve/ Zbulohen lidhjet e autorit me viktimat

10 Gusht 2018, 20:05, Aktualitet CNA
Ekzekutimi i dy familjeve/ Zbulohen lidhjet e autorit me viktimat

Masakra e pasdites së sotme në fshatin Resulaj në Vlorë la 8 të vdekur.

Autori i krimit është 24 vjeçari Ridvan Zykaj, i cili për momentin është në kërkim nga policia.

Mësohet se viktimat kishin lidhje familjare me agresorin. Sipas të dhënave, Zykaj ka qëlluar drejt vëllait të gjyshit, dy djemve të tij me të shoqet dhe dy fëmijëve të mitur të njërit prej tyre.

Prindërit e viktimës po merren në pyetje nga prokurorët e çështjes, ndërsa në hetime është përfshirë edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. /CNA.al

Lajmet e fundit nga