LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bija i fiton llotarinë amerikane pas vdekjes, aktori përlot me dedikimin: “Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave”

10 Gusht 2018, 07:50, Aktualitet CNA
E bija i fiton llotarinë amerikane pas vdekjes, aktori përlot me

Më 19 nëntor të vitit që lamë pas, vajza  e  vetme e aktorit kosovar Çun Lajçi ndërroi jetë.

Bubulina, 34 vjeç,  ishte me profesion aktore si i ati dhe humbi jetën si pasojë e mbidozës . Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në Prishtinë.

Mirëpo sot, aktori tregon me dhimbje se e bija kishte fituar llotarinë amerikane. Në emailin e tij, kishte mbërritur prej muajsh një email nga zyrat e emigracionit në USA, ku thuhej se Bubulina kishte marrë të drejtën për të përftuar Green Card-ën.

 

Në një shkrim emocionues, aktori rrëfen dhimbjen dhe mallin që ka për të bijën dhe sesa e lumtur do të ishte ajo për këtë lajm.

?Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n?imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:

Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!
E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t?mi.
Kur e përkëtheva n?Google translate e ndjeva se si filloi me m?u mpi trupi nga habia.
A e dini more sa e lumtun do t?ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?
Ti tani noton n?barkun e miliona krimbave, e unë n?miliona kujtime digjem për ty e n?heshtje thërras:
Urime Grin Carta Bubulinë.? ?shkruan ndër të tjera aktori kosovar për vajzën e tij të vetme.

 

Lajmet e fundit nga