LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do udhëtoni jashtë?/ Mendojeni mirë pasi 5 shtete anulluan fluturimet

10 Gusht 2018, 11:42, Aktualitet CNA
Do udhëtoni jashtë?/ Mendojeni mirë pasi 5 shtete anulluan

Pilotët e kompanisë ajrore ?Ryanair? po zhvillojnë një grevë duke bërë që të anulohen dhjetra fluturime të kësaj linje. Greva 24-orëshe përfshin stafin në Gjermani, Suedi, Irlandë, Belgjikë dhe Holandë.

Rreth 50 mijë pasagjerëve u është thënë se janë anuluar 400 fluturime. Greva e pilotëve zhvillohet për kushtet e punës dhe pagat, raporton tvklan. Nga ana tjetër, kompania ?Ryanair? thotë se ka bërë çdo përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Linja ajrore irlandeze është kompania më e madhe ajrore Low Cost në Evropë. Rreth 300 fluturime të tjera u anuluan në Korrik si pasojë e grevës 48-orëshe të pilotëve të ?Ryanair? në Belgjikë, Portugali dhe Spanjë.

Lajmet e fundit nga