LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dasma e Sarës dhe Ledionit, mbërrijnë të ftuarit e parë (FOTO)

10 Gusht 2018, 09:10, Aktualitet CNA
Dasma e Sarës dhe Ledionit, mbërrijnë të ftuarit e parë

Mëngjesin e djeshëm  Sara Hoxha postoi në Instastory një foto ku shfaqej duke udhëtuar në një avion privat së bashku me motrën e saj Lorin. Menjëherë pas këtyre imazheve u përfol se dy motrat ishin nisur drejt Como-s ku pritet të mbahet edhe dasma madhështore e Sarës me moderatorin Ledion Liço.

Sipas lajmeve që kanë qarkulluar kohët e fundit në mediat online, ceremonia e martesë së Sarës dhe Ledionit do të mbahet në Como të Italisë në datën 11 gusht dhe do të pasohet nga një super festë në datën 12 gusht.

Ndërkohë që na ndajnë vetëm 2 ditë nga dita e shumëpritur  duket se tashmë kanë filluar të shkojnë në Como të Italisë edhe të ftuarit e parë. Vetëm pak orë më parë ka qenë Atena Pali, partnerja e moderatorit të njohur, Eno Popi, e cila ka postuar në Instastory një video ku na tregon se ka mbërritur në Como të Italisë.

Sikurse është përfolur në dasmën e Sarës dhe Ledionit do të jenë të ftuar shumë personazhe të njohur.

Lajmet e fundit nga