Bizneset në “Vetting”/ Krijohet sistemi që gjurmon pasuritë e tatimpaguesve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Bizneset në “Vetting”/ Krijohet sistemi që gjurmon pasuritë e tatimpaguesve

Publikuar

-

Kontrolli i faturave, tatimet do ndërtojnë sistem të ri për të ulur evazionin dhe gjurmuar pasuritë e tatimpaguesve, hapet tenderi 15 mln euro.

Tatimet do të përmirësojnë modulin e menaxhimit të kontrollit të faturimit, i cili do t’i mundësojë Administratës Tatimore që përmes internetit të ketë një pasqyrë të qartë në secilën llogari. Kjo eliminon evazionin fiskal dhe kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të tatimpaguesve për të paguar tatimet, duke rezultuar kështu në një financim të drejtpeshuar të shpenzimeve publike. Një modul i këtij sistemi parashikon gjithashtu gjurmimin e pasurisë së tatimpaguesve.

Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI) ka hapur një tender, përfituesi i të cilës do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Qëllimi i tenderit është krijimi i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave (MKF), që është një grup i procedurave dhe mjeteve ligjore, organizative dhe teknike, qëllimi kryesor i të cilave është kontrolli i transaksioneve me pagesa me para në dorë dhe  pagesa me para jo cash.

Fondi limit është 1.87 mld lekë (rreth 15 milionë euro) do të financohet gjatë viteve 2018- 2022 nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

Projekti përfshin Shërbimet e konsulencës (Sistemi i evidentimit dhe ndjekjes së transaksioneve me para në dorë; Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para në dorë; Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dorë; Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo  cash.; etj) si dhe krijimin e Softuerit (programit) dhe infrstrukturës.

Softueri do të mundësojë:

-krijimin e sistemit për evidentimin dhe ndjekjen e transaksioneve me para ne dore;.

-Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para ne dore;

-Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dore;.

-Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo cash;

-Pasuria e tatimpaguesve;

-Regjistri i tatimpaguesve me degët e tatimpaguesve.

Synimi i këtij projekti është “Krijimi i një sistemi të mbikëqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre jo cash, në mënyrë që të ulet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është rritja e të ardhurave buxhetore dhe zbatimi i kontrollit efektiv mbi transaksionet cash dhe jo cash në Republiken e Shqiperise”, sipas dokumentacionit të tenderit.

Si do gjurmohen pasuritë e tatimpaguesve

Një element i tenderit është gjurmimi i pasurive të tatimpaguesve. “Qëllimi i këtij nënsistemi “Pasuria e tatimpaguesit” është të krijojë një sistem unik për monitorimin e pasurisë së tatimpaguesve, parandalimin e evazionit fiskal, rritjen e efikasitetit të mbledhjes së tatimit dhe automatizimin, përmirësimin dhe shumëllojshmërinë e procesit të mbledhjes së tatimit nga pasuria”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Sipas kërkesave, rezulton se tatimorët do të arrijnë të marrin informacion real për pasuritë e tatimpaguesve, pasi ofertuesi duhet të krijojë “Katalogun e pasurisë të tatimpaguesit” si dhe një “Regjistër Qendror gjithëpërfshirës i Pasurive te Patundshme”. Në të do të përfshihet regjistrimi i ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë. “Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme ndër të tjera duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës.

Sistemi aktual i vjetëruar, financat tentuan më herët të jepnin TVSH-në me koncesion

Sistemi aktual i pajisjeve fiskale në DPT  (Platforma Nexus) përdoret nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, nga  shoqëritë e autorizuara si  dhe nga tatimpaguesit. Ky sistem është instaluar në DPT më datën  01.06.2010 ku të dhënat financiare kryhen nëpërmjet transmetimeve të raporteve tatimore ditore “Z” i cili vazhdon deri në ditët e sotme. Para kësaj date, transmetimet nga pajisjet fiskale kryheshin 1 herë në muaj.

Aktualisht pajisjet fiskale transmetojnë të dhëna në sistemin qendror nëpërmjet GPRS, në fund të ditës së punës, thuhet në dokumentet e tenderit. Sistemi aktual është i centralizuar. Gjithashtu sistemi nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë. Mungon një analize e detajuar për menaxhimin e riskut dhe kontrollit, nuk identifikon faturat e lëshuara në mënyrë elektronike biznes-biznes dhe faturat me blloqe ngaqë nuk deklarohen shitësi dhe blerësi, elemente këto të domosdoshme për procesin e punës së DPT-së.

Sistemi aktual ka shumë probleme, thuhet në dokumentet e tenderit. Ai nuk jep të drejta për organin tatimor për fiskalizimet apo çfiskalizimet, kasat e reja dhe ekzistuese apo adresat, aktualisht e bëjnë vetëm shoqëritë e autorizuara.  Sistemi aktual nuk ka modulin e hartës dixhitale ku të lokalizohen pajisjet fiskale. Sistemi nuk menaxhon ndërhyrjet e teknikëve të autorizuar dhe të japë të drejtat e ndërhyrjes apo roleve. Kasat fiskale kanë transmetuar shume raporte me mospërputhje vlerash, janë disa prej problemeve.

Disa vjet më parë, Ministria e Financave tentoi të jepte me koncesion mbledhjen e TVSH-së, që përfshinte ndër të tjera dhe zëvendësimin e sistemit Nexus dhe pasijeve fiskale, projekt që u la, pas kundërshtimeve të FMN-së.

Çfarë do të arrijë sistemi i ri:

  • Sistemi i përmirësuarduhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë transaksionet B2C dhe B2B;
  • Duhet të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë për konsumatorët që të kontrollojnë nëse pranimi ka kaluar verifikimin (skanimi i kodit QR me telefonin celular – të gjitha të dhënat shfaqen) ;
  • Duhet të përfshijë transaksione jo cash, d.m.th. pagesa nga një llogari bankare në tjetrën, por edhe pagesa të bëra nga modele të reja duke përdorur monedhën virtuale dhe kripto, të cilat nuk janë të kontrolluara nga institucionet financiare dhe si të tilla i japin anonimitet paguesit;
  • Duhet të mundësojë ndjekjen e afateve të pagesës në kuadër të transaksioneve B2B dhe kështu të shërbejë si një mekanizëm rregullator për Direktivën e Pagesave me vonesë në Transaksionet e Biznesit;
  • Do të mundesojë plotesimin automatik të formularëve që tatimpaguesit (psh. librat e shitjes dhe blerjes, apo te parambush fusha të caktuara te deklarates se TVSH) duhet të dorezojnë pranë autoriteteve tatimore;
  • Duhet të mundësojë monitorim më të mirë të të gjithë tatimpaguesve dhe auditimit të synuar, zvogëlimin e kostove administrative dhe rritjen e efikasitetit të Administratës Tatimore;
  • Duhet të lejojë një zvogëlim të numrit të formularëve që tatimpaguesit duhet të paraqesin me autoritetet tatimore sepse raportet duhet të jenë të mundshme për të gjeneruar automatikisht nga sistemi – një kosto më të ulët tatimpaguesi administrative;
  • Duhet të ofrojë të dhëna më të mira për prodhimin e raporteve statistikore dhe vlerësimin e efekteve të rregulloreve;
  • Në rastin e pagesës jo cash, duhet të jetë më e lehtë të mbahen gjurmët e parave, ose nëse një transaksion është realizuar në të vërtetë ose është fiktiv vetëm për të zvogëluar detyrimin tatimor;
  • Me përpunimin e të dhënave (në varësi të sasisë së të dhënave që do të dorëzohen në AT – mund të jenë specifike për një sektor ose mallra luksoze) duhet të jetë më e lehtë për të përcaktuar çmimet e tregut, d.m.th. Nëse çmimet e transaksionit raportohen mbi parimin e paanshëm ose transaksionet nuk janë të vërteta (transaksione fiktive);
  • Duhet të jetë e mundur të reagohet më shpejt në rast të mashtrimit dhe të ketë kontroll më të mirë të TVSH-së;
  • Në transaksionet B2B, duhet të jetë e mundur që blerësi të përcaktojë menjëherë nëse furnizuesi është me të vërtetë një pagues tatimor i TVSH-së apo jo;
  • Të dhënat duhet të dorëzohen në kohë reale; · Duhet të ketë më pak mundësi të manipulimit të të dhënave;
  • Duhet të ketë kontroll më të mirë dhe krahasim të të dhënave;
  • Blerësit (qytetarët) duhet të kenë mundësinë për të marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën kundër ekonomisë informale, duke kontrolluar vërtetimin e arkëtimeve nëpërmjet QR kodi;
  • Duhet të jetë e mundur të bëhet auditimi i synuar, duke mundësuar veprime të shpejta (ndalimi i punës deri në heqjen e parregullsive, urdhrat për kundërvajtje etj.);
  • duhet të rezultojë në një sistem më modern me një gamë më të gjerë të përdorimit, veçanërisht në aspektin e pagesave pa para në dorë dhe monedhës së re virtuale;
  • Duhet të jetë e mundur të krijohet një tablo më e gjerë e pajtueshmërisë së tatimpaguesve;
  • Duhet të jetë e mundur që menjëherë të kontrollohen elementet e faturës dhe nëse TVSH-ja e ngarkuar është në përputhje me ligjin;

Debat publik

“Pas hartimit të një propozimi të ri legjislativ, Ministria e Financave dhe Ekonomise dhe Administrata Tatimore do të zhvillojë një dëgjim publik për të mbledhur mendime nga palët e interesuara, d.m.th. të të gjitha palëve të interesuara të cilët do të jenë të detyruar të zbatojnë një model të ri, siç janë qytetarët, subjektet juridike, sipërmarrësit, shoqatat e sipërmarrësve, shoqatat e bankave, dhomat e tregtisë, organizatat, përfaqësuesit e sektorit të TI-së etj. Ofertuesi duhet të ndihmojë MFE dhe Administraten Tatimore (AT) me sqarime dhe përgjigje për pyetjet e mundshme të palëve të interesuara”, thuhet në dokument.

Aktualitet

Doni që një mashkull të çmendet pas jush? Ja cfarë cilësie duhet të keni në karakterin tuaj

Publikuar

-

Do të gënjenim nëse do të thonim se pamja e jashtme nuk është edhe aq e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli.
ër çdo vajzë ta bësh një mashkull të çmendet pas teje dhe ta kesh gjithmonë pranë, kjo është arritje.
Por a e dinit se tipari që tërheq më shumë një mashkull tek vajzat është pavarësia?

Nga disa studime që janë bërë ka rezultuar se vajzat e pavarura janë të sigurta, kanë vetëbesim dhe luajnë sipas rregullave të tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd tjetër përveç vetes për të vërtetuar se kush janë ato në të vërtetë.
Atëherë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, ato nuk janë partneret kryesuese sepse janë të zëna duke u dhënë drejtim jetës së tyre. Ato e dinë se kur dhe çfarë të japin pa qenë imponuese dhe kanë mjaft besim për të vazhduar vetë përpara. E normalisht kush do ishte ai mashkull që nuk do ta pëlqente këtë gjë!

Pavarësia është një karakteristikë, jo lojë. Meshkujt e vlerësojnë këtë cilësi shumë pasi tregon se partnerja e tyre nuk i përkushtohet vetëm atij edhe në momentet që nuk duhet, duke menduar se kjo i pëlqen partnerit të saj.
E pra vajza zgjidhni të jeni të lira, të pavarura nga askush për të vepruar dhe jetuar jetën tuaj në mënyrën tuaj. Mos u mundoni të silleni si të tilla por duhet ta gëzoni këtë karakteristikë, ju që e keni jeni shumë me fat

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kujdes! Smoothie juaj nuk duhet të ketë kurrë këto 3 përbërës

Publikuar

-

Smoothie është mënyra më e shpejtë për të marrë lëndet ushqyese për të cilat organzimi ka nevojë. Mënyra e shëndetshme e përgatitjes na siguron që gjatë procesit të shtyrdhjes përbërësit nuk humbasin asnjë vitaminë, megjithatë ekzistojnë disa përbërës të ndaluar që nuk duhet t’i shtojmë në këtë pije.

1.Proteinat në trajtë pluhuri

E mira është që proteinat të merren nga burimet e para që përfshijnë vezët, mishin, ushqimet e detit, nënproduktet e qumështit etj.

2.Zarzavate të thata (jeshillëqe)

Veç frutave të thata, të gjitha perimet dhe frutat e tjera kanë më shumë vlera ushqyese kur janë të freskëta. Nëse këto të fundit janë të “dehidratuara” pra u mungon uji, organizmi nuk është në gjëndje të përthithë prej tyre lëndët ushqyese.

3.Zgjidhni gjithnjë perimet e freskëta ose të ngrira, pasi janë më të shëndetshme në krahasim me ato të thata.

Xhenxhefili i freskët nëse është i prerë në kubikë kërkon ujë të nxehtë që t’i lirojë vlerat ushqyese, ndaj nëse është i shtuar në këtë formë në smoothien tuaj, ju nuk do të përfitoni shumë prej tij. Mënyra më e mirë është ta shtoni në smoothi si pluhur, pasi vetëm në këtë mënyrë ju do të merrni çdo vlerë nga kjo rrënjë magjike.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atletico hakmerret ndaj Real/ I shënon 4 gola dhe ngre Superkupën e Europës

Publikuar

-

By

Atletico e Madridit është zyrtarisht fituese e Superkupës së Europës.

Të besuarit e Simeone arritën të mposhtnin Realin e Madridit me rezultatin e thellë 4-2, duke u hakmarrur në njëfarë mënyre për finalet e humbura.

Pjesa e parë e 90 minutëshit u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku për Atleticon shënoi Diego Costa, ndërsa për madrilenët Benzema.

Në të dytën ishte Reali që kaloi në avantazh me Ramos, rezultat ky që zgjati deri në minutën e 78, ku Costa ndëshkon për herë të dytë madrilenët.

Ndërkohë shtesa ka folur tërësisht për Los Colchoneros, të cilët gjejnë dy herë të tjera rrjetën me Saul dhe Koke, duke e vulosur sfidën në rezultatin 4-2.

Kjo është hera e tretë që Atletico e Madridit ngre Superkupën e Europës./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:39 - 15 August, 2018

Atletico hakmerret ndaj Real/ I shënon 4 gola dhe ngre Superkupën e Europës

Atletico e Madridit është zyrtarisht fituese e Superkupës së Europës. Të besuarit e Simeone arritën të mposhtnin Realin e Madridit...

Aktualitet23:21 - 15 August, 2018

“Do bëhet baba”/ Gruaja tregon se si i shpëtoi vdekjes i fejuari në Genova

Dita e djeshme ka qenë një tragjedi për Italinë, pas shembjes së urës së“Moradit” në Genova. 39 persona humbën jetën...

Aktualitet23:17 - 15 August, 2018

Atletico “vë përfund” Realin/ Shënon edhe golin e katërt

Atëhere kur pritej kundërpërgjigja e Real, Atletico Madrid ka ndëshkuar për herë të katërt madrilenët. Për Atleticon ka shënuar Koke...

Aktualitet23:10 - 15 August, 2018

Atletico Madrid një hap larg trofeut/ Saul gjen rrugën e rrjetës

Aletico e Madridit ka kaluar sërish në avantazh me Saul. Të besuarit e Simeones ndëshkojnë për herë të tretë Realin...

Aktualitet23:03 - 15 August, 2018

Një shqiptare në politikën belge

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i...

Aktualitet23:02 - 15 August, 2018

Nuk ka fitues në 90 minuta/ Superkupa e Europës vendoset në shtesë

Kanë përfunduar në barazim 90 minutat në sfidën e Superkupës së Europës ndërmjet Realit të Madridit dhe Atleticos së Madridit....

Aktualitet22:53 - 15 August, 2018

Krimineli më i kërkuar i Meksikës/ Prokuroria ofron 1.6 milion dollarë për kokën e tij

Prokuroria meksikane ka bërë njoftimin, se do të ofrojë shpërblimin prej 30 milionë pesos, afërisht 1.6 milionë dollarë, për këdo...

Aktualitet22:46 - 15 August, 2018

Baraspeshë në derbin e Europës/ Diego Costa ndëshkon për herë të dytë Realin

Atletico ka arritur të gjejë baraspeshën falë Diego Costës. Spanjolli gjeti për herë të dytë rrjetën e Realit të Madrididit,...

Aktualitet22:38 - 15 August, 2018

Ramos kalon në avantazh Realin e Madridit

Reali i Madridit ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Atleticos, të vlefshme për finalen e Superkupës së Europës. Goli...

Aktualitet22:32 - 15 August, 2018

Tmerruese/ Tufa e luanëve sulmon vizitorët (Video)

Katër persona në Britaninë e madhe ka përjetuar momente tmerri ditën e sotme. Teksa ishin duke vizituar kopështin zoologjik në...

Aktualitet22:28 - 15 August, 2018

Tragjedia në Genova/ E shtuna ditë zie, varrosen viktimat

Qeveria italiane ka marrë vendimin për ta shpallur ditën e shtunë, si ditë zie. Sipas mediave italiane po në këtë...

Aktualitet22:23 - 15 August, 2018

U arrestua për mbështetje ndaj Gulen/ Lirohet shefi i Amnesty International

Shef i Amnesty International në Turqi, Taner Kilic është liruar nga një gjykatë në Stamboll. Lajmi për lirimin e tij...

Aktualitet22:11 - 15 August, 2018

Superkupa e Europës/ Real dhe Atletico ndajnë nga një gol në pjesën e parë

Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë ndërmjet Realit të Madridit dhe Atleticos së Madridit, e vlefshme për Superkupën e...

Aktualitet22:08 - 15 August, 2018

Gazeta spanjolle shkuan për sopranon shqiptare/ “Është zë i rallë”

Gazeta spanjolle ”El Pais” ka shkruar një artikull për sopranon shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka mahnitur publikun spanjoll me...

Aktualitet21:52 - 15 August, 2018

Skandal/ Punëtorët e Bashkisë së Tiranës rrezikojnë jetën

Një person ka denoncuar në rrjetet sociale kushtet skandaloze në të cilat punojnë punëtorët e Bashkisë së Tiranës. Në një...

Aktualitet21:40 - 15 August, 2018

Foto/ Vazhdon betonizimi tek parku i liqenit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar projektet e Bashkisë së Tiranës tek zona e liqenit. Në një postim...

Aktualitet21:37 - 15 August, 2018

Gjyqtari Faqolli u konfirmua në detyrë pasi raporti i DSIK u rrëzua si “i pasaktë”

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin e gjyqtarit të Tiranës, Astrit Faqolli tregon se këtij...

Aktualitet21:28 - 15 August, 2018

“Kam shkruar faqet e para”/ Surpriza e radhës nga Nard Ndoka

Kreu i  Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë për emicionin “Edicionit Veror”  është shprehur, se po përgatit një jetëshkrim....

Aktualitet21:24 - 15 August, 2018

I dyshuari për terrorizëm/ Gjermania kërkon anullimin e ekstradimit për truprojën e bin Ladenit

Një gjykatë në qytetin e Bokumit në Gjermani ka urdhëruar kthimin mbrapsh të një terroristi të ekstraduar në Tunizi një...

Aktualitet21:17 - 15 August, 2018

Një raporti i Soros zbardh humbjet e Kosovës nga dialogu me Serbinë

Gjashtë ekspertë serbë kanë hartuar një raport ku kanë paraparë dy opsione për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës; e para...

Aktualitet21:11 - 15 August, 2018

Protestat në Rumani/ Berisha: Shtatori muaji i fundit i narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me reagimet në lidhje me protestat në Bukuresht. Berisha i referohet  mesazhit të një qytetari,...

Sport21:08 - 15 August, 2018

Toni parashikon golashënuesin e Seria A-së: Nuk do të jetë Ronaldo!

Ish-sulmuesi i Juventusit, Romës dhe Bajern Mynih, Luka Toni foli për “Tuttosport” për merkaton e Seria A dhe golashënuesin e...

Aktualitet21:04 - 15 August, 2018

Shokuese/ I mituri gjen nënën të therur në banesë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e sotme në një lagje të londrës. Një djalë i mitur ka gjetur të...

Aktualitet20:55 - 15 August, 2018

Foto/ Ortodoksë dhe bektashinj rihapin Kishën e Fjetjes së Shën Mërisë në Peshtan

Kisha e Fjetjes së Shënmërisë në Peshtan hapi sot dyertë pas pesëdhjetë vitesh. Kisha, e cila ishte rrënuar dhe po...

Aktualitet20:53 - 15 August, 2018

Zelanda e Re ndalon blerjen e shtëpive për emigrantët

Një shtetas i huaj në Zelandën e Re e ka të pamundur të blej një shtëpi, kjo pas një vendimi...

Aktualitet20:52 - 15 August, 2018

Cilësia e produkteve ushqimore/ Zbulohet mashtrimi me vajin e ullirit

Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër. Top Channel fakton se mashtrimi është...

Aktualitet20:35 - 15 August, 2018

Heshti për masakrën e Selenicës/ Qytetarët kryqëzojnë Ramën, pas reagimit për Genovan

Pas reagimit të kryeministrit Rama për tragjedinë e Genovas, ku humbën jetën 39 persona dhe i shprehte ngushëllime familjarëve, reagime...

Aktualitet20:30 - 15 August, 2018

U mbyt në lumin Mat/ Gjendet trupi i 46 vjeçarit

Pulumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 46 vjeçarit Arben Marku në lumen e Matit. Ky i fundit...

Trending

Read previous post:
Ja si po planifikon Facebook të bëjë para nga Whatsapp

Erdhi koha që Facebook të fillojë të bëjë para nëpërmjet Whatsapp-it. Aplikacioni i mesazheve do të zgjerojë shërbimin e saj...

Close