LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bindet nga fjalët e Cristiano Ronaldo/ Futbollisti i Juves transferohet tek ky ekip

10 Gusht 2018, 11:58, Aktualitet CNA
Bindet nga fjalët e Cristiano Ronaldo/ Futbollisti i Juves transferohet tek

Stefano Sturaro kishte kohë që po kërkonte një ekip të ri dhe ai ka vendosur më në fund të transferohet te Sporting Lisbon. Arsyeja? U bind nga fjalët e Cristiano Ronaldo.

Carlo Volpi, agjenti i futbollistit, rrëfen se ylli portugez, Ronaldo, luajti një rol kyç në transferimin e mesfushorit italian 25-vjeçar në Portugali te ish-skuadra e tij.

“Stefano do të shkojë në Lisbonë këtë mëngjes. Është një huazim i thjeshtë më pas të shohim. Mund të ketë qenë Anglia, Spanja apo Portugalia. Por ai zgjodhi Sportingun. Sigurisht që fjalët e Ronaldos rreth Sportingut dhe futbollit portugez ishin vendimtare?, ka thënë Volpi për Tuttosport. /CNA.al

Lajmet e fundit nga