Connect with us

Aktualitet

Basha-Rama drejt marrëveshjes së dytë në vjeshtë/ Zbardhet skenari

Publikuar

-

Vjeshta pritet të sjellë zhvillime të forta politike në vend. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë i bëri një ftesë publike kreut të PD për të bashkëpunuar. Basha deklaroi se nuk do pranojë aleancë me PS, por la të hapur mundësinë e një diskutimi të dytë.

Gazeta ka mësuar se jo vetëm qeveria, por dhe ndërkombëtarët janë duke u përgatitur për një 17 maj të dytë. Dihet që qershori 2019 është shansi i fundit për të hapur negociata me BE dhe nëse nuk plotësohen kushtet, atëherë integrimi do jetë shumë larg. Për këtë arsye do të tentohet një tryezë e dytë bisedimi, në mënyrë që palët të bien dakord me qëllim zbatimin e reformës në drejtësi dhe përmbushjen e të gjitha kushteve të vëna nga BE. Një burim pranë qeverisë i tha gazetës “SOT” se në lëvizje janë vënë dhe ndërkombëtarët. Në shtator disa personalitete dhe eurodeputetë do vijnë në Tiranë, ku do të tentojnë të bindin Bashën që të bashkëpunojë me Ramën në të mirë të integrimit. Rama vetë tha se do i propozojë opozitës një paketë bashkëpunimi.

Partia më e rrezikuar nga një takim Rama-Basha është Lëvizja Socialiste për Integrim. Momentalisht ajo është bërë bashkë me PD në opozitë, por nuk ka ende një koalicion zyrtar mes tyre. Basha gjithmonë në media e ka shmangur këtë çështje, duke treguar se nuk e mbështet shumë një gjë të tillë. Vetë deputetët kanë qenë më të drejtpërdrejtë, pasi ka shumë nga ata që thonë se nuk duhet të ketë aleancë me LSI. Po ashtu dhe baza demokrate është rrethuar kategorisht kundër. Por një gjë e tillë ka rritur presionin ndaj LSI.

LEXO EDHE:  Ish-Ministri plas “bombën”/ Paralajmëron beteja të ashpra brenda qeverisë

Partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ditët e fundit ka filluar t’i dërgojë mesazhe Bashës. Disa portale të rreshtuara krah LSI dhe Ilir Metës prej ditësh po shkruajnë se PD dhe LSI duhet që të hyjnë bashkë në zgjedhje. Sipas tyre, PD nuk fiton e vetme prandaj nevojitet një aleancë Basha-Kryemadhi në 2019. Por interesant është fakti se Kryemadhi me Metën e Berishën janë duke ushtruar presion që aleanca të zyrtarizohet që në vjeshtën e këtij viti. Por një ngulm i tillë tregon se Meta e Berisha i tremben një pakti të dytë mes Ramës dhe Bashës. Kryeministri e paralajmëroi pak ditë më parë se ka gati një ofertë të dytë për Bashën dhe deklaroi hapur se pema e ullirit që u mboll më 17 maj nëse ujitet fillon sërish të lulëzojë.

Një deklaratë e tillë duket se ka shqetësuar LSI, e cila në mënyrë indirekte po i kërkon Bashës që të zyrtarizojnë koalicionin. Opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë në shtator dhe PS nga ana tjetër kërkon një tryezë të dytë. Frika e Metës dhe Berishës është se në atë tryezë Basha e Rama mund të bien sërish dakord për t’i bërë “puç’ LSI në zgjedhjet vendore. Një vit më parë falë aleancës Rama-Basha, LSI mori vetëm 19 deputetë. Më 17 maj u ra dakord që të shkohet pa koalicione dhe kjo e dëmtoi jashtë mase LSI e drejtuar nga Ilir Meta. Ftesa e dytë e Ramës e ka shqetësuar sërish Metën, Berishën dhe Kryemadhin dhe kanë filluar të ushtrojnë presion ndaj Bashës që koalicioni mes tyre të zyrtarizohet sa më shpejt

Aktualitet

Dënimi i PD me 1 milionë lekë/ Reagon Akil Kraja

Publikuar

-

By

Një vit më parë, anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, e akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për rritjen e çmimin të ujit më 40%, duke e lidhur atë me aferën e privatizimit të Ujësjellësit.

Sot Gjykata e Tiranës vendosi dënimin me 1 milion lekë të Partisë Demokratike, për shpifje ndaj Veliajt.

Pas publikimit të vendimit ka reaguar edhe vetë këshilltari i djathtë, Akil Kraja.

Në një deklaratë për mediat, Kraja ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk është në shërbim të qytetarëve dhe mbron kryebashkiakun e gënjeshtar të Tiranës.

“Të mbrosh interesin e qytetarëve, rritjen abuzive të çmimit të ujit me 40% për banorët e Tiranës, sot përbën shpifje. Pra ky është realiteti”,- ka thënë ndër të tjera Kraja.

Deklarata e plotë:

Vendimi i Gjykatës nuk është në shërbim të interesave të qytetit. Ai varros ato copa të fundit të demokracisë qytetare në Tiranë. Është një vendim i cili i jep të drejtë propagandës në pushtet dhe dënon, duke konsideruar si shpifje debatin, mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Të mbrosh interesin e qytetarëve, rritjen abuzive të çmimit të ujit me 40% për banorët e Tiranës, sot përbën shpifje. Pra ky është realiteti.

Erion Veliaj arriti që, me debatin e shpifjes, me rilindjen e drejtësisë, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, sot të kërkosh demokraci të kërkosh një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, ti mund të dënohesh.

Është një dënim fatkeq i cili mbron një kryebashkiak gënjeshtar.

Ai premtoi që çmimi i ujit, publikisht e ka thënë, që nuk do të rritet.

Ai premtoi që çmimi i transportit publik nuk do të rritet.

Ai premtoi moratorium për ndërtimet dhe sot ka ndodhur krejt e kundërta.

LEXO EDHE:  Rama kërcënon hapur Bashën dhe Kryemadhin/ Do i lini çizmet...

Ai premtoi se sikur edhe një pemë e vetme do të pritej,  do të jepte dorëheqjen.

Ai është një kryebashkiak gënjeshtar, që sot u paraqit para gjykatës së rrethit Tiranë si një viktimë e turbulluar shpirtërisht.

Ai kërkon të mbysë dialogun qytetar, llogaridhënien që është sistemi që na mban të bashkuar. Po nuk pati llogaridhënie një i zgjedhur ai kthehet në diktator, drejtësia në pushtim, në një grusht shteti.

Mendojeni edhe njëherë, Erion Veliaj ndihet i turbulluar shpirtërisht se ne e akuzojmë për një aferë për rritjen jo transparente të çmimit të ujit për banorët e Tiranës. Po kështu për taksat, manotariumin e ndërtimeve.

Janë me dhjetëra raportet ndërkombëtare që e konsiderojnë bumin e ndërtimeve në Tiranë si një lavatriçe për paratë e drogës.

Sot të thuash të vërtetën në Tiranë, të mbrosh demokracinë, të mbrosh dinjitetin e sovranit, dënohesh për shpifje.

Ky është realisht një tranzicion i tmerrshëm, një rikthim mbrapsht 27 vite, ky është një grusht shteti, që e nënshtron të drejtën të zgjedhurin, qytetarin që kërkon më shumë transparencë.

Dhe në këtë vendim që flasim sot vetë shteti shqiptar është deklaruar se rritja e çmimit është jo transparente, se nuk ka patur një arsyetim të mirëfilltë.

Gjykata dha një vendim të pakuptueshëm , thjesht sepse jemi në periudhën e Rilindjes, rilindjes së drejtësisë, e cila po i nënshtrohet presionit të pushtetit

Pra këtu është realisht një diktaturë, është rikthim i një autoritarizmi, i cili e ka vendosur drejtësinë si një pushtet i pavarur krejtësisht në shërbim të pushtetit.

Ju faleminderit!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Me sa para zhduken provat në Prokurorinë e Fierit

Publikuar

-

By

Emisioni Fiks-Fare do të paraqesë një tjetër skandal mbrëmjen e sotme.

Këtë herë e përfshirë në skandal është Prokuroria e Fierit.

Skandali që do të transmetohet në këtë emision është treguar nga dy moderatorët, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.

Ata kanë postuar një video në të cilën shprehen:

“Ryshfet në Prokurorinë e Fierit, nga dosja zhduken provat. Përgjimet tregojnë se dikush do i paguante prokurorit 500 mijë lekë për të mos u hetuar dhe në të vërtet prokurori nuk e hetoi”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trondit historiania për financimet greke/ Tregon se çdo ndodh nëse politikanët shqiptarë flasin

Publikuar

-

By

Historiania Helena Kocaqi është shprehur se politika greke di shumë dhe nëse aktorët politikë shqiptarë flasin mbi financimet greke, kanë frikë se mos vënë veten në objekt sulmi të grekëve sepse ata u dinë çdo të palarë.

Këtë gjë Kocaqi e ka thënë gjatë një interviste në emisionin “Top Talk” në Top Channel.

“Financimi është sekret, emrat njihen nga Ministria e Jashtme greke dhe janë me kode. Ka kode të ndryshme për pagesa banesash e deri te telefoni. Buxheti votohej në Parlament dhe votohej pa pyetur si dhe për kë. Thjesht thuhej është për shtetin. Skandali doli si rezultat i konfliktit brenda qeverisë greke”, shpjegoi Kocaqi, e cila shtoi se edhe më e pajustifikueshme është heshtja e opozitës dhe Presidentit”, – tha ajo.

LEXO EDHE:  Demokratët letër Bashës/ Zbulohet ultimatumi për kreun e PD-së

Më tej historiania deklaroi se e mirëkupton qeverinë sepse ka pasur negociata me grekët, por heshtja e opozitës dhe Presidentit është e pajustifikueshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:23 - 23 Tetor, 2018

Gjenden në Stamboll pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë

Pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur sot në Stamboll. Mediat e huaja...

Aktualitet13:33 - 23 Tetor, 2018

“Tirana historike, ç’fat e pret?”

“Artes” një program kushtuar kulturës dhe arteve e nis sot komunikimin me publikun me një emision kushtuar arkitekturës dhe zhvillimit...

Aktualitet11:52 - 23 Tetor, 2018

Votuan pro Maqedonisë së Veriut/ Merren në mbrojtje deputetët e opozitës

Ministria e Brendshme në Maqedoni ka marrë në mbrojtje deputetët e partisë opozitare të Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, të cilët votuan...

Aktualitet11:07 - 23 Tetor, 2018

Video- Ura më e gjatë mbi det/ Mega projekti kinez vjen në jetë

Ura më e gjatë mbi det, e cila ndodhet në Kinë, do të fillojë funksionimin e saj ditën e nesërme....

Aktualitet19:50 - 22 Tetor, 2018

Sanksionet ndaj kompanive ruse/ Putin i kundërpërgjiet Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për vendosjen e masave ekonomike ndaj Ukrainës. Në dekretin e nënshkruar, Putin...

Aktualitet18:39 - 22 Tetor, 2018

Video/ Pamjet e trenit që del nga shinat dhe merr para 18 persona bëjnë xhiron e botës

Një video, pamjet e të cilës tregojnë trenin e pasagjerëve del nga shinat e hekurudhës në veri-lindje të Tajvanit, duke...

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Trending

Read previous post:
E bija i fiton llotarinë amerikane pas vdekjes, aktori përlot me dedikimin: “Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave”

Më 19 nëntor të vitit që lamë pas, vajza  e  vetme e aktorit kosovar Çun Lajçi ndërroi jetë. Bubulina, 34...

Close