LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA paralajmëron Majkon/ “Kujdes nga agjentët iranian”

9 Gusht 2018, 21:29, Aktualitet CNA
SHBA paralajmëron Majkon/ “Kujdes nga agjentët iranian”

Ish-Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është shprehur se SHBA e ka paralajmëruar të rrisë sigurinë, pasi rrezikohet nga një sulm i mundshëm i agjentëve sekretë iranian.

Majko e ka zbuluar këtë informacion në një intervistë për Fox News. Ndër të tjera ai ka thënë, se nuk ka frikë nga regjimi i Iranit, ndërsa shton se strategjia e këtij shteti në rajon është e paprecedentë.

Një zyrtar i lartë amerikan, ka konfirmuar gjithashtu se autoritetet shqiptare arrestuan dy shtetas iranian në fillim të vitit, pas dyshimeve për terrorizëm.

Kujtojmë se një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist të organizuar nga shërbimi sekret iranian.

Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran. /CNA.al

http://www.foxnews.com/politics/2018/08/09/iran-plots-terror-on-european-soil-as-eu-tries-to-shield-regime-from-trump-sanctions-push.html

 

 

 

Lajmet e fundit nga