Connect with Us

“Sanksionet e SHBA të paligjshme”/ Rusia premton hakmarrje

Aktualitet

“Sanksionet e SHBA të paligjshme”/ Rusia premton hakmarrje

Publikuar

-

Rusia tha të enjten se ka në plan të kundërpërgjigjet ndaj Shteteve të Bashkuara për sanksionet e Uashingtonit kundër Moskës në lidhje me helmimin e një agjenti rus dhe të bijës së tij në Britani në muajin mars.

Departamenti amerikan i Shtetit i njoftoi sanksionet të mërkurën, duke thënë se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke përdorur një agjent nervor vdekjeprurës kundër shtetasve të vet, shkruan VOA.

Sanksionet e reja hyjnë në fuqi më 22 gusht dhe përgjithësisht kanë të bëjnë me liçencat amerikane për eksportimin në Rusi të mallrave të tilla sensitive për sigurinë kombëtare siç janë pajisjet elektronike.

Sergei Skripal dhe vajza e tij, Julia, mundën të shërohen pas helmimit në muajin mars. Por tre muaj më vonë, i njëjti agjent nervor me emrin Novichok, që shkaktoi sëmundjen e tyre, sëmuri dy njerëz të tjerë. Njëri prej tyre nuk arriti të mbijetojë. Dawn Sturgess vdiq një javë pasi kishte ardhur në kontakt me helmin. Partneri i saj Charlie Rowley, është shëruar.

“Duart e mia u mbuluan me këtë substancë dhe mund t’ju them se ishte diçka si vaj dhe me shumë pak erë. U trondita shumë kur më thanë se ishte Novichok”, thotë Charlie Rowley.

Çifti mund të mos ketë qenë në shënjestër, por ata prekën objektet e ndotura me këtë substancë në një qytet jo shumë larg Sollsbërit, ku u helmuan Skripalët. Kryeministrja britanike Theresa May ka kërkuar hetim të plotë për të dy rastet:

“Jam e sigurt se Dhoma e Komuneve do të bashkohet me mua për t’u dërguar ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të zonjës Sturgess, e cila vdiq mbrëmë. Policia dhe shërbimet e sigurisë po punojnë me urgjencë për të sqaruar faktet në këtë hetim që mund të quhet tani hetim për vrasje të qëllimshme.”

LEXO EDHE:  Burgosja e Nanos, Piramidat dhe Integrimi/Ish-diplomati i parë i SHBA në Shqipëri tregon disa të vërteta

Hetuesit kanë identifikuar të paktën dy të dyshuar në një videoklip të nxjerrë nga një dyqan ku mund të jetë helmuar çifti. Të dyshuarit besohet të jenë në Rusi.

Britania e ka akuzuar Rusinë se qëndron pas sulmit, të cilin Kremlini e mohon me forcë. Por Moska nuk ka ofruar ndonjë shpjegim se si ky helm ushtarak, i prodhuar në Rusinë sovjetike, mund të ketë dalë nga vendi. Dhe nuk është hera e parë që një agjent rus është helmuar në Britani. Në vitin 2006, ish-oficeri i KGB-së, Aleksandër Litvinenko vdiq nga helmimi me polonium. Një hetim britanik arriti në përfundimin se përgjegjëse për vrasjen ishte qeveria ruse.

Britania u ka bërë thirrje aleatëve të saj që të dënojnë Moskën për sulmet e dyshuara me helm.

“Realiteti i thjeshtë është se Rusia ka kryer një sulm në tokën britanike, ku ka vdekur një shtetase britanike. Mendoj se bota do të bashkohet me ne për ta dënuar,” thotë Gavin Williamson. Sekretar britanik i mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dëbuar shumë diplomatë rusë për helmimin me Novichok. Departamenti i Shtetit tha të mërkurën se Rusia do të ndëshkohet me sanksione për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, duke përdorur një agjent nervor vdekjeprurës. Një ligj amerikan i vitit 1991 i bën të detyrueshme sanksionet për shkelje të tilla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht

Publikuar

-

Nga

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht

Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë pushtetin me mandatet e BD-së, ato janë gati që t’i japin mbështetje por me një kusht.

“Vota jonë do jetë poatjetër nëse Basha merr mbështetje masive për të qenë kryeministër. Nëse jemi përcaktuese ne shkojmë me Bashën nëse plotëson kushtet tona siç është fillimi i ndryshimit të soistemit politik. Zoti Patozi se ka pasur kurrë këtë kusht që Basha do ikë.

Do bëjmë marrëveshje me Pd nëse plotëson kushtet tona. Nëse Basha del forcë e parë dhe ka mundësi të fitojë qeverinë me ne ne ia japim mandatet, por me kushtin e fillimit të demokratizimit”, tha ai për “Report Tv”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

Publikuar

-

Nga

“Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

Artur Roshi, emri të cilit ishte surprizë në koalicionin e firmosur me PD, pasi Partia e Ballit Kombëtar nuk pranoi të digjte mandate pas vendimit të opozitës së bashkuar. Por përtej kësaj duket se Basha e ka ftuar në koalicion dhe Roshi e quajti si bashkëpunim pasi i bashkojnë idetë dhe filozofitë e politikës.

Roshi nuk pranoi që mes Bashës dhe tij të kishte krisje, por u sigurua të theksonte se ai me qëndrimet e tij në Kuvend gjithmonë ka qenë pjesë e opozitës së bashkuar dhe për këtë ka ndodhur dhe bashkëpunimit.

“Qëndrimet  e mia kanë qenë në koherencë me Bashën, aludimet e bëra nuk janë punë të miat. Vjen natyrshëm  kam një bashkëpunim me Bashë që nga 2005 dhe nuk është shkëputur që në këtë periudhë. Në ditën e marrjes së mandati mund të kishte pak tension mes nesh, por qëndrimet e mia në politikë  të mbajtur në kuvend ka treguar edhe që unë kam qenë gjithmonë pjesë e opozitës së bashkuar. Idetë dhe filozofia nuk na ndajnë më të djathtën por na bashkojnë për të bashkëpunuar”, tha Roshi në Report Tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force politike

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force politike

Endri Shabani ka komentuar në “Open” për përçarjen e opozitës duke thënë se partia e tij “Nisma Thurje” nuk ka të bëjë aspak me Lulzim Bashën.

Megjithatë thekson se nuk do të jenë “patericë” e askujt dhe synimi është që të ketë dobësim të kryetarëve dhe funksionim të institucioneve.

“Nuk do të jemi patericë e asnjë force politike. Ne po garojmë me një program e platformë ligjvënëse. Unë besoj që Lulzim Basha me LSI-në mund ta rrëzojnë Ramën, s’kanë nevojë për neve. Të thonë se janë më mirë se Rama është shumë e lehtë. Por unë them se kjo nuk mjafton. Nëse nuk kemi një dobësim të kryetarëve, të liderëve, nëse nuk kemi funksionim të institucioneve, nuk mjafton”, tha Shabani./CNA.al

LEXO TE PLOTE