Connect with Us

Mashtrimi me policat e sigurimit/ Deputeti demokrat degjeneron policinë

Aktualitet

Mashtrimi me policat e sigurimit/ Deputeti demokrat degjeneron policinë

Publikuar

-

Deputeti demokrat, Myslym Murrizi ka komentuar njoftimin e policisë, e cila i bën thirrje qytetarëve të ruhen nga mashtruesit që shesin polica sigurimi fallco.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shprehet , se ky është turpi i rradhës i kësaj strukture të degjeneruar.

Sipas tij, nëse policia është në dijeni të këtyre personave, atëherë duhet ti arrestojë.

Më tej deputeti demokrat ka thënë, se detyra e policisë nuk është të lajmërojë por të mbrojë qytetarët, pasi paguhet me taksat e këtyre të fundit.

Postimi i plotë

Nje “ LAJMERIM INTERESANT”
i policise se rilindjes.

Kujdes thote mos u mashtroni se ka mashtrues qe ju shesin polic sigurimi FALLCO.

Ky eshte nje turp i kesaj strukture te degjeneruar ne ekstrem.

Po kur paskeni dijeni qe ka individ apo grupe te caktuar qe shesim polic sigurimi fallco, pse nuk i arestoni????

Kjo eshte njelloj si deklaratat demagogjike te ministrit Xhafa sapo erdhi minister kur krekosej si gjel neper studio duke deklaruar pa pike turpi dhe pergjegjesie se ne Shqiperi jane 43 BANDA, dhe e mendonte veten si gazetare investigativ, e jo ministeri qe ka detyre funksionale te arrestoj BANDAT me 13 mij policet qe ka nen urdher.

LEXO EDHE:  Vetëvritet me armën e gjahut dibrani/Policia gjen të birin në dhomë ...

Por kete ngrehje, e pati derisa i doli GONI , se pastaj u “ shkref” si ato “ veglat” qe ngrihen e shkrifen me dore.

Po nese policia e kriminalizuar ne ekstrem eshte per te bere vetem “ LAJMERIME” te tilla, qe qytetaret te ruhen vete, atehere per çfare paguhen nga taksat e qytetareve Shqiptare mbi 13 mij punonjes POLICIE?????

Apo per “ sfilate” mode si policja e soteme e shqiponjave qe kishte bere “ namin” duke kapur per nje vit 8 “ kriminele”????

Po meqenese policia qenka vetem per “ LAJMERIME” atehere i lajmeroni qytetaret qe te ruhen edhe nga HAJDUTET, KRIMINELET,TRAFIKANTET,
PIJANECET NE TIMON, VRASESIT ORDINERE, VRASESISIT ME PAGESE dhe nga çdo element i botes se KRIMIT, dhe ju per çfare hyni ne pune????

Apo per te mbjellur, ruajtur, korrur dhe shitur drogen qe prej 5 vitesh keni helmuar EUROPEN.

Mjafton te beni vetem “ njoftime” neper media nga 3-4 here ne dite, dhe qytetaret nuk kane me nevonje per hajdute me kapele, apo trafikant me grada si ish drejtoret e policise te
“ ARRATISUR”

Apo ju duhen keta sherbetore me kapele per vota dhe per te shantazhuar OPOZITEN??? /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Presidenti Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.

Presidenti e bëri këtë paralajmërim për Presidentin Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.

“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Presidenti Biden.

Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë pranë zhvillimit të një bisede javën e ardhshme mes Presidentit Biden dhe atij rus Putin.

Presidenti Biden nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja. Ai nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.

“Nëse na vijnë ‘sanksione nga ferri’ të reja, ne do të përgjigjemi”, tha zoti Lavrov. “Nuk mund të mos përgjigjemi”.

LEXO EDHE:  Serë me hashash/ Dekonspirohet 40 vjeçari

LEXO EDHE:  Policia në aksion/ Arrestohen 13 persona në Tiranë



Dallimet e thella u bënë të dukshme gjatë takimit Blinken-Lavrov. Zyrtari rus akuzoi Perëndimin se “po luan me zjarrin” duke mos marrë parasysh qëndrimin e Rusisë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, e cila ka ruajtur mundësinë e anëtarësimit, por nuk ka përcaktuar një periudhë kohore për këtë.

Sekretari Blinken tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara “ia kanë bërë të qartë Kremlinit se do të përgjigjemi me vendosmëri, përfshirë nëpërmjet një sërë masash të forta ekonomike, të cilat nuk i kemi përdorur në të kaluarën”.

Ai nuk dha detaje për sanksionet që po shqyrtohen, por një prej tyre mund të përjashtojë Rusinë nga sistemi bankar i transfertave financiare ndërkombëtare SWIFT. Parlamenti Evropian miratoi në prill një rezolutë pa fuqi ligjore për ta përjashtuar Rusinë nga sistemi SWIFT nëse forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë do të kishte efekte të thella duke nxjerrë bizneset ruse jashtë sistemit financiar global. Mendohet se aleatët perëndimorë e kanë shqyrtuar ndërmarrjen e një hapi të tillë në vitin 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve për Ukrainën.

Në atë periudhë, Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev tha se veprimi do të ishte i barazvlefshëm me “shpalljen e luftës”./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të Departamentit të Shtetit

Publikuar

-

Nga

Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamentit amerikan të Shtetit janë bërë objekt sulmesh kibernetike, përmes një programi përgjimi të sofistikuar të prodhuar nga kompania NSO me qendër në Izrael, sipas katër personave që kanë dijeni për këtë çështje.

Ndërhyrjet që ndodhën në muajt e fundit, nga hakerë të panjohur, kishin vënë në shënjestër zyrtarët amerikanë që shërbejnë në Ugandë, si dhe ata që merren me çështje të lidhura me këtë vend të Afrikës Lindore, thanë dy nga burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila njoftoi e para për këtë lajm.

Sulmi përbën ndërhyrjet më të gjera të njohur, tek mjetet e komunikimit që dispononojnë zyrtarët amerikanë përmes teknologjisë së kompanisë NSO.

Reuters nuk mundi të identifikonte autorët e sulmeve më të fundit kibernetike.

Grupi NSO tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë tregues se ishin përdorur teknologjia e prodhuar nga kjo kompani, dhe tha se do të hetojë bazuar në njoftimin e agjencisë Reuters.

“Nëse hetimi tregon se këto veprime janë kryer vërtet me paisjet e NSO-së, klientëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta që t’i përdorin ato dhe do të ndërmerren veprime ligjore”, tha një zëdhënës i NSO-së, i cili shtoi se grupi do të “bashkëpunojë gjithashtu me çdo autoritet përkatës qeveritar dhe do të publikojë informacionin e plotë që do të marrë”.

NSO ka thënë prej kohësh se ua shet produktet e saj vetëm klientëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe zbulimit, duke i ndihmuar ata të monitorojnë kërcënimet mbi sigurinë dhe se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e përgjimit.

Zyrtarët në ambasadën e Ugandës në Uashington nuk bënë komente. Një zëdhënës i kompanisë Apple nuk pranoi të komentonte.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi ndërhyrjet, por përmendi vendimin e fundit të Departamentit të Tregtisë për ta përfshirë kompaninë izraelite në një listë entitetesh, me të cilat kompanitë amerikane e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të bërë biznes.

Grupi NSO dhe një firmë tjetër që prodhon paisje përgjimi “u përfshinë në listën e entiteteve bazuar në arsyetimin se kanë prodhuar dhe vënë në dispozicion paisje përgjimi për qeveritë e huaja që i kanë përdorur ato për të vënë në shënjestër zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave ”, tha në një njoftim muajin e kaluar Departamenti i Tregtisë.

Lehtësi në identifikim

Programi i NSO-së është i aftë jo vetëm të regjistrojë mesazhe të koduara, foto dhe informacione të tjera të ndjeshme nga telefonat tek të cilat është ndërhyrë, por edhe t’i kthejë ato në pajisje regjistrimi për të monitoruar mjedisin, bazuar në manualet e produktit të analizuara nga agjencia Reuters.

Njoftimi i kompanisë Apple për përdoruesit e prekur nuk e përmendte kompaninë që ka krijuar programine përdorur.

Personat e vënë në shënjestër të njoftuar nga Apple përfshinin qytetarë amerikanë dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm si punonjës të qeverisë amerikane, sepse ata kishin përdorur adresat emailit të Departamentit të Shtetit me ID-në e tyre të telefonave Apple, thanë dy nga personat.

LEXO EDHE:  Grabisnin banesat/ Kapen në flagrancë hajdutët në Kavajë

LEXO EDHE:  Masakruan me thikë 23 vjeçarin dhe e hodhën në kanal/ Prangosen autorët



Telefonat e tyre dhe personave të tjerë të prekur të njoftuar nga Apple dhe që ishin në vendet të ndryshme, ishin infektuar nga një defekt që Apple nuk e kishte rregulluar deri në shtator, thanë burimet.

Të paktën që nga shkurti, ky defekt në programim kishte lejuar disa klientë të NSO-së të merrnin e kontrollin e telefonave iPhone thjesht duke dërguar kërkesa të padukshme por të infektuara përmes tekst- mesazheve në pajisje, thanë studiues që kanë analizuar fushatën e spiunazhit.

Viktimat nuk kishin nevojë ta shihnin kërkesën ose të bënin ndonjë veprim, në mëmyrë që depërtimi të ishte i suksesshëm. Pasi ishte realizuar depërtimi, mund të instalohej versioni i softuerit të përgjimit të NSO-së, i njohur si Pegasus.

Njoftimi i kompanisë Apple se do të informonte të prekurit erdhi javën e kaluar në të njëjtën ditë që ajo paditi grupin NSO, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar shumë klientë të depërtojnë në softuerin e paisjeve të kompanisë, iOS.

Në një përgjigje publike, NSO ka thënë se teknologjia e saj ndihmon në frenimin e terrorizmit dhe se ka instaluar mjete kontrolli për të frenuar përgjimin e objektivave të pafajshëm.

Për shembull, NSO thotë se sistemi i saj i ndërhyrjes nuk mund të funksionojë në telefonat me numra amerikanë që fillojnë me prefiksin +1.

Por në rastin e Ugandës, punonjësit e Departamentit të Shtetit të vënë në shënjestër përdornin iPhone të regjistruar me numra telefoni të huaj, thanë dy nga burimet.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk u identifikua, tha se kërcënimi ndaj personelit amerikan jashtë vendit ishte një nga arsyet që administrata po merrte masa ndaj kompanive si NSO dhe po ndërmerrte diskutime në shkallë a globale për kufizimin e përgjimeve.

Zyrtari shtoi se administrate ka vënë re “abuzime sistematike” në shumë vende që përfshijnë softuerin Pegasus të NSO-së.

Historikisht, në të shkuarën, disa nga klientët më të njohur të kompanisë përfshinin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikën.

Ministria izraelite e Mbrojtjes është ajo që miraton licencat e eksportit për kompaninë NSO, e cila ka lidhje të ngushta me komunitetin e mbrojtjes dhe atë të zbulimit të Izraelit, për të shitur teknologjinë e saj ndërkombëtarisht.

Në një deklaratë, ambasada izraelite në Uashington tha se shënjestrimi i zyrtarëve amerikanë, ishte një shkelje serioze e rregullave të saj.

“Produktet kibernetike si ky që po përmendet janë të mbikëqyrura dhe të licencuara për t’u eksportuar tek vendet e tjera vetëm për qëllime që lidhen me kundër-terrorizmin dhe krimet e rënda”, tha një zëdhënës i ambasadës.

“Dispozitat e licencimit janë shumë të qarta dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, është shkelje e rëndë e këtyre dispozitave”, tha ai./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendet e PD/ Alizoti:Partia në situatën më të vështirë në 30 vjet

Publikuar

-

Nga

Deputeti Tomor Alizoi ka komentuar krizën në PD, si dhe mbajtjen e Kuvendeve, atë të datës 11 dhjetor të thirrur nga delegatët dhe atë të datës 18 dhjetor nga Lulizim Basha.

Deputeti demokrat ka thënë në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan se ka vendosur që të mos shkojë në asnjë prej dy kuvendeve.



Unë kam një pjesë reflektimi timin, është situatë e vështirë në 30 vjet të PD. Është një situatë brenda familjes kur ka një debat kaq të fortë familjar, ka një debat ku reagojnë ndaj Berishës. Personalisht nuk mund të reagoj ndaj Berishës sepse është një figurë e madhe për demokratët. Unë si një demokrat që në momentet e para të votimit e kam parë si një figurë serioze Berishën. A ka ai probleme politike? Shumë. A la ai një parti me probleme? Patjetër. Dhe unë në këtë qasje meqë është një debat i tyre unë kam vendosur ose do të vendos që mos të shkoj tek të dyja kongreset”, tha Alizoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE