LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompania feston 30 vjetorin/ Ja si i shpërblen punëtorët

9 Gusht 2018, 20:42, Aktualitet CNA
Kompania feston 30 vjetorin/ Ja si i shpërblen punëtorët

Një kompani dizajni në Varesoto të Italisë, ka vendosur të festojë se bashku me punëtorët 30 vjetorin e krijimit.

Drejtuesit e saj, Erika Mascheroni dhe Andrea meloni kanë vendosur që të dërgojnë 23 punëtorë së bashku me familjet e tyre për pushime në qytetin bregdetar të Spanjës, Tenerife për 6 ditë, roporton Tgcom24.

Në një prononcim për mediat lokale, ata janë shprehur se sukseset e kompanisë janë falë përkushtimit të 23 punëtorëve.

Pjesë e kompanisë janë italianë dhe të huaj, ku dy janë shtetas marokenë dhe tre të tjerë janë egjiptianë.

Mësohet se punëtorët do të akomodohen në një prej resorteve më të mira turistike të Tenerifes dhe do të kenë çdo shërbim të paguar. CNA.al

Lajmet e fundit nga