LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëzohen autoritetet në Kaliforni/ Zjarri jashtë kontrollit

9 Gusht 2018, 16:50, Aktualitet CNA
Dorëzohen autoritetet në Kaliforni/ Zjarri jashtë kontrollit

Zyrtarët në Kaliforni paralajmëruan se para shtatorit nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë zjarrin më të madh në historinë e shtetit, që ka djegur tashmë një sipërfaqe në madhësinë e Los Anxhelosit.

Ekipet që përfshijnë edhe zjarrfikës nga jashtë vendit prenë linjat elektrike për të shmangur përhapjen e zjarrit raporton Top Channel. Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë kishte parashikuar se flaka do të vihej plotësisht nën kontroll më 15 gusht, por tani thuhet se do të jetë 1 shtatori.

Në Kaliforninë jugore, autoritetet kanë arrestuar një 51 vjeçar i dyshuar për zjarrvenie të qëllimtë në pyllin kombëtar të Cleveland-it që ndodhet në jug të Los Anxhelosit.

Lajmet e fundit nga