LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokuese/ Çifti abuzon seksualisht me të miturin

8 Gusht 2018, 15:33, Aktualitet CNA
Shokuese/ Çifti abuzon seksualisht me të miturin

Një gjykatë në Gjermani dënoi me burg një nënë, e cila kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur djalin e saj, së bashku me partnerin.

Për secilin ndaj tyre, Gjykata e Freiburgu dha dënimin me 12 vite heqje lirie.

Nga hetimi është zbuluar se abuzimi me 10 vjeçarin është filmuar dhe pamjet janë shitur në internet për më shumë se 2 vjet.

Kjo ngjarje tronditi së tepërmi opinionin publik në Gjermani.

Kujtojmë se çifti ishte arrestuar vjeshtën e kaluar dhe ndodhej në paraburgim, në pritje të dënimit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga