LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parlamenti rinis punimet në 3 shtator/ Zbardhen planet e Qeverisë

8 Gusht 2018, 07:01, Aktualitet CNA
Parlamenti rinis punimet në 3 shtator/ Zbardhen planet e Qeverisë

Parlamenti do të rinisë punimet më 3 shtator. Por ashtu siç edhe u mbyll legjislatura e parë e katërvjeçarit qeverisës të PS, ashtu pritet të nisë edhe legjislatura e dytë. Kjo për faktin se në seancën e 3 shtatorit pritet që socialistët të rrëzojnë dekretin e Metës për teatrin. Pas dekretit të presidentit Meta për të rikthyer edhe njëherë mbrapsht në Kuvend për rishikim ligjin për teatrin, socialistët pritet që ta kalojnë atë menjëherë në votim në seancën e 3 shtatorit, shkruan gazeta ?Sot?.

Veprim që nga ana tjetër pritet që të shkaktojë dhe përplasje me opozitën pasi LSI ka paralajmëruar tensione nëse mazhoranca e miraton sërish ligjin për prishjen e godinës së teatrit. Por krahas këtij projektligji në seancën e tre shtatorit pritet që të diskutohet edhe projektligji ?Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 ?Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar. Projektligji që nuk morri konsensusin e opozitës në seancën e 23 korrikut pasi kërkonte 85 vota në mënyrë që të miratohej. Sakaq, janë për tu diskutuar po ashtu edhe projektligji ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96, datë 6.10.2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?. Projektligji që ka të bëjë me shkollën e Magjistraturës, ku opozita dhe këtu u rreshtua kundër propozimeve të mazhorancës.

Por krahas këtyre projektligjeve, në këtë sesion të dytë parlamentar pritet që të kalojnë për diskutim dhe projektligji ?Për Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë?, projektligji ?Për Miratimin e Buxhetit Faktik të vitit 2017?, projektligji ?Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë? të ndryshuar?, si dhe projektligji ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 01.06.1994 ?Për Noterinë?, të ndryshuar. Projektligje që pritet që të sjellin edhe përplasje të tjera mes mazhorancës dhe opozitës.

Lajmet e fundit nga