LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paguhet kësti i fundit te CEZ/ Shteti shqiptar sërish pronar 100% i OSHEE

8 Gusht 2018, 21:45, Aktualitet CNA
Paguhet kësti i fundit te CEZ/ Shteti shqiptar sërish pronar 100% i

Qeveria shqiptare arrin të rifitojë pronësinë 100% të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) që prej privatizimit te çekët e CEZ në vitin 2009.

Kompanisë CEZ Group i janë paguar 95 mln euro, shumë për të cilën ishte rënë dakord mes qeverisë shqiptare dhe çekëve, shkruan Shqiptarja.com

CEZ u largua nga Shqipëria në vitin 2013. Në qershor të vitit 2014, qeveria shqiptare dhe ajo çeke arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit, lindur në janar 2013. Kjo marrëveshje kishte tre pika: Së pari, transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar, 76% që zotëroheshin nga CEZ, duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.

Së dyti, pala çeke hiqte dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë eurosh, të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.

Së treti, shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që mori aksionet nga pala çeke e kontrolluar nga shteti, merrte përsipër t?i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë eurosh. Kjo vlerë ra dakord të paguhej me këste deri në vitin 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë eurosh mbi principalin e rënë dakord.

Ky principal përfaqëson kreditë e marra dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a.

 

Lajmet e fundit nga