LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ofendoi femrat që veshin burka/ Ministri i Jashtëm nuk kërkon falje

8 Gusht 2018, 19:51, Aktualitet CNA
Ofendoi femrat që veshin burka/ Ministri i Jashtëm nuk kërkon

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson, nuk do të kërkojë falje për ofendimet ndaj femrave që veshin burka.

Johnson është kritikuar shumë pas deklaratave, ku sipas tij femrat që veshin burka i cilëson si kuti letre ose hajdutë bankash.

Edhe Kryeministrja e vendit, Theresa May i ka kërkuar Johnsonit të kërkojë falje, pasi këto deklarata ajo i cilësoi si ofenduese, shkruan BBC.

Por një burim pranë Ministrit të Jashtëm, ka deklaruar se Johnson nuk do të kërkojë falje.

Deklaratat e Johnson, të cilat u publikuan në gazetën Daily Telegraph, provokuan kritika të shumta nga shoqatat myslimane dhe partia opozitare.

Në artikull Johnson ka thënë se nuk do të ndalohet mbulimi i plotë i fytyrës, por ato që e praktikojnë duken qesharakë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga