LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Xhafaj përplaset me gjyqtarët/ Nis hakmarrja, plasin kërcënimet

8 Gusht 2018, 11:58, Aktualitet CNA
Ministri Xhafaj përplaset me gjyqtarët/ Nis hakmarrja, plasin

Sot Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë nxjerrë në konferencë për media, zëvendësministrat përkatës, thuajse me deklarata të njëjta.

Zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Të dy kanë reguar në lidhje me vendimet e gjykatave që sipas tyre janë në kundështim me ligjin.

Fillimisht dy zëvendësministrat kanë denoncuar raste konkrete, ku sipas tyre, gjyqtarë të caktuar kanë shkelur rëndë ligjin, pasi kanë dhënë vendime për lirimin e personave me preçedente të rrezikshëm kriminal.

Më pas, ata u kanë rikujtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vettingun, duke i paralajmëruar dhe kërcënuar se nuk do të shpëtojnë lehtë.

?Gjyqtarët dhe prokurorët nuk do t?ja hedhin me kaq. Nëse mendojnë se kanë shpëtuar se janë larguar nga sistemi e kanë gabim. Shumë shpejt do të nisë faza e dytë ndëshkimore. Siç mendohej se kupola në drejtësi nuk do të shembej kjo gjë po ndodh. Siç deklarova Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha vendimet për çdo vendim të marrë haptazi në kundërshtim me ligjin?, ka thënë  zv.ministri Gogu.

Edhe zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamllari ka qëndruar në të njëjtën linjë, veçse duke e zgjeruar gjeografinë e gjyqtarëve që dyshohet se kanë shkelur ligjin.

?Gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër,  ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo  lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit?, ka thënë Lamallari.

Për hir të së vërtetës këto vendime nuk janë dhënë sot, por sot janë kujtuar ministrat Xhafaj dhe Gjonaj për të reaguar.

Ky reagim të ngjall dyshime dhe të lë të besosh se të tjera qëllime fshihen pas këtij sulmi të befasishëm të Ministrit Fatmir Xhafaj, për të cilin thuhet se drejton edhe Ministrinë e Drejtësisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga