LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti i shtetit/ Deputetja demokrate akuza Qeverisë

8 Gusht 2018, 10:10, Aktualitet CNA
Buxheti i shtetit/ Deputetja demokrate akuza Qeverisë

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka analizuar situatën e buxhetit në vend.

Shoqëruar edhe nga këshilltari për Çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, Tabaku ka thënë se Shqipërisë i mungojnë 75 milionë dollarë, para që nuk janë mbledhur.

?Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.

Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve?,u shpreh ndër të tjera Tabaku.

Sipas saj, dy janë gjërat e sigurta në qeverinë e Edi Ramës: ?mosmbledhja? e taksave dhe ?akti normativ?.

Deklarata e plotë e deputetes, Jorida Tabaku:

Dy gjëra janë të sigurta në buxhetin e qeverive socialiste dhe mbi të gjitha qeverisë Rama ?mosmbledhja? e taksave dhe ?akti normativ?. Këto të dyja janë kolonat mbi të cilat lartohet qeveria e tepsisë Rama, e cila edhe këtë vit dështoi të prodhonte një buxhet real dhe eficent në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare.

Prandaj, kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.

Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve.

KONSUMATORET:

Qytetaret po harxhojne edhe ato pak kursime qe kane vendosur me shume mund nder vite, 150 milione dollare kane rene depozitat e shqiptareve ne vetem 1 vit.

Po sipas Bankes se Shqiperise, besimi i tyre per te ardhmen eshte negativ, renie e besimit me 1.8 pike perqindje. Kjo renie ka ardhur si pasoje e:

BIZNESET:

Totali i kredise per bizneset qershor 2018, rezulton te jete 3.7% me i ulet sesa stoku i qershorit te vitit paraardhes (-120 mln dollare).

Kjo situatë e kredisë bie në kundërshti me PPP-të që qeveria ka dhënë deri më sot. Sipas grafikut të PPP-ve bizneset duhet të kishin rritur kërkesat dhe kreditë në raport pasi edhe kostot e PPP janë rritur.

Korrik 2018 kane kaluar ne status pasiv 1272 biznese, ose pothuajse 65% me shume sesa korriku 2017 (i cili rezultonte 771 biznese).

Janar-Korrik 2018 kane kaluar ne status pasiv 8143 biznese, ose pothuajse 49% me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (e cila shenonte vleren 5568 biznese).

Kjo shumë sot i mungon buxhetit të shtetit edhe sepse qeveria është treguar e shtrenjtë në bizneset e vogla por tolerante ndaj bizneseve të mëdha, të cilat duke qenë pjesë e tregut oligark tolerohen në kontrollet tatimore, ndërkohë që sot cdo biznes I vogël ndjen kërbacin e qeverisë.

Shtresa e ish te perndjekurve politike:

Ky Akt Normativ vjen në një moment ku qeveria gjendet e zbuluar përpara abuzimeve me koncesionet dhe PPP që kanë rritur borxhin publik. Borxh, të cilin qeveria e fsheh duke mos i deklaruar PPP-të si detyrime në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit europian. Sakaq, borxhi publik në nivelet aktuale e rëndit Shqipërinë përpara Gjermanisë ndër 15 vendet me borxh me te larte. Shqiperia eshte e para në rajon per borxhin me 70 perqind dhe nqs llogarisim ketu dhe komtratat koncesionare shkon me 83 perq.

E vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura ekonomike është një taksë e shteshtë që do të stimulojë ekonominë dhe do jetë promotori I rritjes së të ardhurave.

Ne besojmë se një ekonomi e qendrueshme arrihet kur qeveria investon dhe nuk prodhon oferta të pakërkuara si e si për t?I dhënë para publike një privati që kurrë nuk bën punën.

Ne besojmë që një ekonomi e lirë, një treg I çliruar nga dara e oligarkisë mundet të prodhojë punësimin, rritjen ekonomike dhe një buxhet më të pasur në të ardhura.

Partia Demokratike beson se vetëm një ekonomi që prodhon mundet të ulë borxhin publik dhe të prodhojë një ekonomi të qendrueshme për vendin.

Ndërsa vendi zhytet në kaosin e pastrimit të parave dhe mungesës së rendit, buxheti I shtetit dëshmon lëngimin e një qeverie të inkriminuar dhe pa vizion. Ka ardhur koha që ekonomia të ndryshojë rrugëtimin e saj dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm falë vizionit të Partisë Demokratike për ekonominë dhe shqiptarët. /CNA.al

Lajmet e fundit nga