LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident/ Makinat përplasen kokë më kokë

8 Gusht 2018, 16:15, Aktualitet CNA
Aksident/ Makinat përplasen kokë më kokë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjara u regjistrua në rrugën rajonale Pejë-Mitrovicë, pranë komunës së Skënderajt në Kosovë.

Sipas mediave fqinje, aksidenti u shkaktua nga përplasja e dy makinave me njëra tjetrën.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin më të afërt.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga