Connect with Us

Skandal në Korçë/ Çiftit me aftësi të kufizuara i pritet kempi

Aktualitet

Skandal në Korçë/ Çiftit me aftësi të kufizuara i pritet kempi

Publikuar

-

Në qytetin e Korçës, por edhe fshatrave, shpesh tregohen me gisht persona që paraqiten krej normalisht, por përfitojnë Kemp mjekësor.

Ka të tillë nga ky takëm abuzuesish, që kur afron koha e daljes në Kemp i përvishen patericës a sajojnë gjithfarë ankesash që të rinovojnë këtë lloj ndihme. Siç ka edhe raste flagrante kur persona vërtet me probleme të rënda shëndetësore apo të lindura nuk e marrin ose i përjashtojnë nga Kempi.

Një nga këto raste është ai i çiftit Mitat Qazimllari, 62 vjeç, dhe gruas së tij Nevrez Qazimllari 52 vjeç, nga fshati Vinçan i Korçës. Burrë e grua vuajnë fatkeqsinë e të qënit shurdhmemecë. Ata përfitonin për këto probleme fizike nga 100 mijë lekë të vjetra secili në formë Kempi. Edhe këtë ndihmë ju a kanë prerë.

LEXO EDHE:  Tërmet në Korçë/ Lëkundje sizmike godasin sërish qytetin

Më kot shpresuan se do ta mernin këtë përkrahje financiare si çdo vit pas rinovimit të dokumentave që u kreu i biri. Në qendrën administrative, ish-komunën, të vetmin sqarim që u japin është një përgjigje e thatë dhe e prerë: Kempin ju a kanë prerë nga Tirana,-shkruan  Korça Report.
Çifti Qazimllari që përballon jetesën me këto të ardhura, ka mbetur në një udhëkryq egzistence pas ndërprerjes së kësaj ndihme. Tjetërkund shkojnë 200 mijë lekë të vjetra, por jo te ky çift me probleme të foluri e dëgjimi, për të cilët ‘ulërin’ vetë gjendja e tyre ndaj burokracisë shtetërore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ishin nisur drejt plazhit, përfunduan në parajsë/ Një ëngjëll pret te porta dy motrat e vogla

Publikuar

-

Nga

Gazetari Bledi Mane ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Vlorë, ku një familje prej katër anëtarësh, humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Mane shkruan se një kriminel, një gangster shpejtësie, mori katër jetë të pafajshme.

Ndërsa, personi që shkaktoi aksidentin, është gjallë, dhe sipas tij po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit.

Një prej nesh, një kriminel, një gangster shpejtësie dhe pakujdesie përplasi me makinën e tij, një makinë të pafajshmish.

Familja Gushi sot u shua krejtësisht. Në fillim vdiq vajza e vogël Eva 9 vjeçe, motra tjetër 14 vjeçe Anastasia mbylli sytë e dyta, i treti dha shpirt babai Eduarti 44 vjeç dhe në fund vdiq me merakun e të treve nëna, Silvana 33 vjeçe.

Udhëtimi me makinën e tyre ndaloi, por edhe udhëtimi i familjes drejt parajsës ndaloi. Te shkallët e hyrjes një ëngjëll i purpurt klithte e bërtiste:

-Kush i solli kaq shpejt këto dy vogëlushet e pafajshme në parajsë?

Ndërkohë mbi tokë gangsteri që i vdiq është gjallë dhe po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit…”-shkruan Bledi Mane.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mashtronte me shitjen e banesave/ Dënohet sërish biznesmenia në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli, është dënuar sërish nga Gjykata.

Sipas report tv, gjyqtari Gert Hoxha e dënoi me 8 vite burg për mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda.

Ndërkohë, Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Kallzimi kërë herë është bërë nga 6 persona, të cilëve u është shitur hyrja disa herë.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh!?/ Tjetër tërmet në Korçë

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh!?/ Tjetër tërmet në Korçë

Kujtojme ketu se pak kohe me pare, Gjykata e Tiranës kishte vendosur 6 vite burg për Vjollca Hoxhollin.

Shiste dy herë apartamentet/ Gjykata dënon me 6 vite burg sipërmarrësen

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonin me armë me vete/ Arrestohet 30 vjeçari, një tjetër person shpallet në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.Gj 30 vjeç dhe L. T 25 vejç nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh!?/ Tjetër tërmet në Korçë

LEXO EDHE:  Policia djeg 2150 rrënjë kanabis në Maliq e Pogradec

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE