LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Në të ardhmen do t'i shohin fëmijët tanë si parahistorikë"/Artisti shqiptar bën thirrje për ndalimin e librit që deformon imazhin e vendit tonë

7 Gusht 2018, 09:30, Lifestyle CNA
"Në të ardhmen do t'i shohin fëmijët tanë

Reperi i njohur Big Basta ditën e djeshme denoncoi nëpërmjet një postimi në Instastory një zbulim që kishte bërë së fundmi në një ndër libraritë e Zelandës së Re, ku ai është zhvendosur së bashku me familjen e tij.

Ai  kishte gjetur një libër për fëmijë, i cili nëpërmjet ilustrimeve me fotografi dhe një përshkrimi të shkurtër pasqyronte jetën e vendeve të ndryshme të botës, mes të cilave ishte edhe Shqipëria.

?Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë. Pjesa më e madhe janë shqiptarë etnik, me një masë të konsiderueshme të minoritet grek në pjesën jugore të vendit. Për një familje besnikëria ose klani është me e rëndësishme sesa identiteti kombëtar dhe djemtë e martuar zakonisht jetojnë me prindërit e tyre dhe kujdesen për ta kur janë në moshë të madhe?, shkruhet në prezantimin që  është bërë për shqiptarët në këtë libër.

 

Pikërisht fotoja e zgjedhur për të na përfaqësuar ne shqiptarët dhe përshkrimi që na është bërë e ka trishtuar reperin e njohur, i cili nëpërmjet postimit në Instastory ka treguar se si dukemi ne në sytë e botës.

?Libraritë në Auckland. Këta jemi ne në sy të botës?, shkruante Big Basta sipër fotos.

Mirëpo duket se ai nuk është mjaftuar me kaq, por iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të bërë një peticion për heqjen e këtij libri nga qarkullimi apo për ndryshimin e tij, pasi po dezinformon brezat e rinj.

 

?Meqë fqinjët tanë vetëm pse kur festojmë bëjmë simbolin tonë me duar, ndihen të ofenduar dhe e çojnë çështjen deri në gjykatën e jupiterit dhe na dënojnë me gjoba, a do ta pranojmë me përulje dhe si gjynah këtë informacion fallco nga kjo shtëpi botuese nga Anglia, apo do mblidhemi dhe dërgojmë ankesa për ndalimin e këtij libri apo ndryshimin e menjëhershëm të informacionit.

P.S: Ky libër është botim për fëmijët dhe ndodhet nëpër librari të botës dhe fëmijët dezinformohen për vendin tonë, dhe ndodh që në të ardhmen ti shohin fëmijët tanë si parahistorikë.?, shkruan Big Basta në një postim në Facebook.

Pas këtij denoncimi i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i juristes Eni Çobani, e cila e cilëson të rëndë këtë pamje që pasqyrohet në këtë libër dhe i fton të gjithë të luftojnë për ta ndryshuar këtë opinion.

Lajmet e fundit nga