Connect with Us

Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi/ Shoqëria civile letër Mogherinit

Aktualitet

Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi/ Shoqëria civile letër Mogherinit

Publikuar

-

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi i kanë dërguar përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, me anë të së cilës i kërkojnë të bëjë publik një qëndrim të qartë në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike.

Në letrën që mban firmën e 37 organizatave të shoqërisë civile, serbe dhe kosovare, thuhet se vënia në zbatim e një ideje të tillë do të prodhonte një reaksion zinxhir te shtetet e tjera të Ballkanit, çka do të çonte në konflikte të reja.

Letra e plotë 

E nderuar zonja Mogherini,

Organizatat e shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë ju bëjnë thirrje që të bëni një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë mbi parimin e etnisë.

Shpeshherë, përmendja e mundësisë së rikthimit të kufijve dërgon një mesazh shumë të rrezikshëm për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, si dhe të gjithë rajonit, se ekziston një mundësi reale për të legjitimuar një propagandë të rrezikshme të pronësisë etnike mbi territorin, një princip që e ka nxitur shpesh rajonin drejt konflikteve të përgjakshme.

Zhvillime të tilla do të prodhonin në mënyrë të pashmangshme një reaksion zinxhir te shtetet e tjera të Ballkanit dhe do të çonin në kërkesa të shumta për ndryshime të kufijve në Ballkan, çka u hap derë konflikteve të reja.

Gjithashtu, kjo do të ishte një mesazh i rrezikshëm për të gjithë serbët dhe shqiptarët që jetojnë në “anën e gabuar” të shteteve “të tyre” etnike, të cilat mund të çojnë drejt një eksodi të ri të popullsive në Ballkan.

Organizatat e shoqërisë civile kanë tentuar për dekada të tëra të përmirësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin midis dy komuniteteve, duke vënë para së gjithash mirëqenien e banorëve të Serbisë e Kosovës dhe të ardhmen e të gjithë rajonit.

LEXO EDHE:  Kosova përgjohet nga Serbia

Është e nevojshme të krijojmë një paqe të qëndrueshme në rajon dhe të pranojmë ndër-kulturën dhe multietnicitetin si parakushte për zhvillimin dhe aspiratat e integrimit në BE. Vendet e pastruara etnikisht, modeli i vjetruar i shekullit të XIX, nuk duhet të jenë qëllimet e asnjë politike, as duhet të tolerohen dhe të mbështeten nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Organizatat e shoqërisë civile i ftojnë të gjithë aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë që të kundërshtojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të vendosur parimin etnik si bazë në ndërtimin e shteteve në Ballkan. Çdo shtet që bazohet në diskriminim dhe i ndan qytetarët mbi çfarëdo bazash është i destinuar të dështojë.

Një shoqëri që zhvillohet mbi vlera, të cilat kundërshtojnë respektin për të drejtat themelore të njeriut, dënohet me nacionalizëm, izolim dhe mungesën e shpresës. Gjithnjë e më shumë të rinj po largohen tashmë nga vendet tona, dhe territoret, për të cilat elitat kombëtare dhe politike po luftojnë sot, do të përpiqen ta bëjnë këtë pa forcat lëvizëse demokratike.

Organizatat e shoqërisë civile ftojnë bashkësinë ndërkombëtare, por mbi të gjitha autoritetet në Serbi dhe Kosovë, që t’i përkushtohen krijimit të kushteve më të mira të jetesës për të gjithë banorët e Kosovës (duke përfshirë lirinë e lëvizjes, biznesit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar) gjatë negociatave, duke siguruar që krimet e së kaluarës të mos përsëriten më kurrë (duke përfshirë gjetjen e personave të zhdukur si detyrë parësore për të dy vendet) dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e sistemeve ligjore dhe demokratike të qeverisë në Kosovë dhe Serbi.

Vetëm negociata të tilla janë një garanci për një jetë të sigurt dhe dinjitoze për të gjithë njerëzit, pavarësisht dallimeve kombëtare ose ndonjë dallimi tjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Mogherini: Miratimi hap rrugën drejt BE, për çdo votë do mbahet përgjegjësi

LEXO EDHE:  Pjesë e autostradës “Arbër Xhaferi"/ Kosova me urën më të gjatë në Rajon

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Për absurditetin politik të territorit shqiptar në Kosovë, të shkëmbyer në mënyrë imagjinare

LEXO EDHE:  Kosovë, rikthehen reshjet e dëborës pas disa ditë pranvere

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: