Connect with Us

Dikur luante te Skënderbeu/ Klubi i ri e kërkon në polici

Sporti Kryesore

Dikur luante te Skënderbeu/ Klubi i ri e kërkon në polici

Publikuar

-

Ekipi letonez i Ventspilsit nuk është i padëgjuar për ne, vetëm pak ditë më parë eleminoi nga raundi i parë i Europa League, ekipin e Luftetarit.

Së fundi ky ekip ka marrë vëmendjen maksimale te mediave vendase pasi sulmuesi kryesor i saj, Adeleki Akinjemi u zhduk. 19-vjeçari është lideri i kësaj skuadre, pasi shënon pafund.

Ai është në qendër të merkatos, pasi ka shënuar 7 gola në 4 takime në Europa League. Gjashtë kundër gjirokastritëve, ndërsa 1 kundër francezëve të Bordos.

Ventspils do luante takimin e rradhës për Kupën e Letonisë, por lojtari nuk u paraqit fare as në grumbullime as në udhëtimin e ekipit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka fikur telefonin dhe klubi nuk po lidhet me të. Askush nuk e di vendodhjen e tij, pasi është zhdukur në mënyrë të papritur.

LEXO EDHE:  Sulmi në redaksinë e gazetës prestigjioze/ Publikohen pamjet

Madje klubi ka kontaktuar me policinë për gjetjen e tij sepse mund të ketë rënë dhe viktimë e ndonjë sulmi agresioni, por nga ana tjetër kjo mund të jetë dhe kapriço e 19-vjeçarit, duke qenë kohë merkatoje. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sporti Kryesore

Maskarada ndërkombëtare ndaj Skënderbeut/ Andi Përmeti thirrje tifozave

Publikuar

-

Nga

Deputeti i partisë Bindja Demokratike, Andi Përmeti, ka reaguar lidhur m e lajmin e publikuar sot nga mediat austriake që përfshinte drejtuesit e skuadrës së Skënderbeut.

Sipas gazetës, ish-futbollisti i kombëtares së Austrisë, Sanel Kuljiç, i dënuar me 5 vite burg, kishte shpërthyer në akuza ndaj drejtuesve të klubit të Skënderbeut dhe fliste për trukime.

Madje në akuzat e tij ai shtonte se edhe ishte kërcënuar nga Presidenti i klubit korçar.

Kjo ka sjellë një reagim e deputeti i cili në një shënim në rrjetet sociale shkruan se “maskarada ndërkombëtare ndaj Skëndërbeut vazhdon, por skuadra do të rikthehet më i fortë se kurrë…”.

Postimi i plotë

Vazhdon maskarada nderkombetare ndaj Skenderbeut. Projektit me madheshtor qe ka njohur ndonjehere futbolli shqiptar. I vetmi ekip shqiptar qe ka arritur te luaja ne grupet e Europa League (2 here). I sulmuar nga instanca qeveritare afer ekipeve qe jo vetem nuk e munden dot kurre Skenderbeun europian por edhe kur e denuan Skenderbeun, turperuan futbollin shqiptar duke mos kaluar asnje turn ne kupat e Europes.
Skenderbeu do tia dale dhe do rikthehet me i forte se kurre. Tifozet korcare duhet te jene krenar per epoken e arte qe Skenderbeu i dhuroi futbollit shqiptar dhe sot duhet ti qendrojne prane dhe ta mbeshtesin pa kushte.
Skenderbeu do tia dale.
#unejamkrenar
#unejammeSkenderbeun.

LEXO EDHE:  Pas shkarkimit nga detyra/ Arta Marku sulmon Hajdarmatajn

LEXO EDHE:  Sulmi në redaksinë e gazetës prestigjioze/ Publikohen pamjet

 

LEXO TE PLOTE

Sporti Kryesore

Shqipëri-Islandë/ Policia njofton planin e masave për mbarëvajtjen e sfidës

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash për ndeshjen që do të luhet sot në stadiumin “Elbasan Arena”, mes Shqipërisë dhe Islandës.

Për mbarëvajtjen e kësaj sfide do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH dhe Policia Kriminale.

Gjithashtu, policia njofton të gjithë qytetarët se do të bllokohet aksi në drejtim të stadiumit, duke filluar nga ora 18:00 deri në fund të ndeshjes, si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Islandës, që do të zhvillohet më datë 10.09.2019, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

LEXO EDHE:  Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

LEXO EDHE:  Humbën jetën në misionin e NATO-s/ Miratohet fondi për familjet e dëshmorëve të atdheut

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit. Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin. /CNA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Per nje ristartim futbollistik/Nga Roland Luçi

Publikuar

-

Nga

Rezultati te genjen, morem tre pike ndaj principates se Andorres, me ndihmen e amatoreve-lojtare te saj, dhe vetem kaq. Te tjerat jane statistike.

Te ishte akoma Panucci, edhe sot mbas asaj paraqitje qaramane do te thirrej ne kor “vaffanculo”, por meqe ai nuk eshte me, duhen NDRYSHIME, REFORMA, LEVIZJE shumeplaneshe duke filluar nga kampionati kombetar e deri te Perfaqesuesja si pasqyre e tij dhe jo e importit sporadik te elementeve nga jashte qe pak i lidh me Shqiperine, ashtu si duhej te ndihej i lidhur nje patriot me Kombetaren e vendit te vet.

– Duhen vendosur gjithshka mbi baza legale duke i dhene fund informalitetit te futbollit ne vend,
– Duhet gjetur forma perkatese e administrimit dhe pronesise se Klubeve te futbollit me mekanizmat perkatese te kontrollit si brenda tyre (jam shprehur dhe konkretisht disa here per kete pike), ashtu dhe nga jashte nepermjet organeve perkatese qeveritare dhe Federates se Futbollit duke penguar kumarxhinjte milionere te zaptojne perfundimisht futbollin, duke minimizuar bastveniet, shitblerjet, allishverishet qe vetem ata qe duhet ti ndalojne, nuk i shohin, bile i injorojne. Ketu e kam fjalen edhe per Prokurorine e shtetit.
– Duhen ri-ingranuar ne Kampionatin Kombetar metropolet urbane dhe sportive shqiptare, bile menjehere, fillimisht duke rritur ndjeshem numrin e ekipeve pjesemarrese ne Kampionat ne menyre qe atij ti hiqet petku fshataresk dhe te riveshi ate qytetar, tradicional, popullor.
– Rikonceptim i punes se FSHF dhe organeve te specializuara te saj si Komisioni mekatar i Disiplines dhe sektorit po aq mekatar te arbitrimit, me synim popullarizimin dhe jo vrasjen e sportit me masiv ne vend me pasoje debimin e publikut qe ate e dashuron.
– Reduktimin drastik te te huajve qe luajne ne Kampionat duke ulur ne maksimum pengesat ndaj elementit te talentuar vendas dhe penguar nga ana tjeter importin medioker.
– Meqe jemi te Kampionati: Thjeshtezoni emertimet, kthejani percaktimin kuptimplote Kategori e pare dhe lerini cic-micet me Superiore e kategori e pare, ku e kategoria e pare eshte ne fakt e dyta e keshtu me radhe te tjerat.
– Kosova tashme ka ekipin e vet Perfaqesues qe po kthehet fuqishem ne nje promovues jo vetem te sportit kosovar, por po i jep nje shtyse njohjes se metejshme te shtetit te ri shqiptar duke u bere nje faktor permanent pozitiv ne boten sportive, mediatike e deri politike europiane. E ne kete kuader lerini te qete e te lire, mos i joshni kosovaret per Kombetaren shqiptare. Ata kane shtetin dhe Perfaqesuesen e tyre ne te cilen ndihen krenare ne rolin e duhur te patriotit te shtetit te vet jashte çdo nuance komerciale qe vihet re gjithnje e me dendur ne Kombetaren tone.
– Episode te tilla si mosreagimi absurd i FSHF ndaj ultimatumit te nje futbollisti ndaj trainerit ngaqe nuk u thirr ne Kombetare, nuk duhet te ndodhin.

LEXO EDHE:  Shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi me thikë, shqiptari shpallet “Hero i Vitit 2018” në Suedi

LEXO EDHE:  Petrit Vasili sulmon Ramën: Vdes për karrigen dhe urren shqiptarët

Mund te vazhdohet dhe me tej, ashtu si dhe ndonje pike e mesiperme shkruar emocionalisht mbas ndeshjes ne Andorre dhe mund te jete e tepert, e pasakte, e paplote.

Armando, nuk ti di planet, por nisur nga kohezgjatja e presidences tende, mund te supozohet te jete mandati yt i fundit ne krye te FSHF. Vepro me guxim e jashte kornizave servile qe te peshperiten nga ata qe presin te kuptojne se çfare mendon ti para se te thone mendimin ” e tyre”. Kohe nuk ke me bollek, do te ishte epilogu i duhur i nje investimi te madh tendin ne interes te futbollit.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: