LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati i dështuar ndaj Maduros, trillim?

7 Gusht 2018, 17:05, Aktualitet CNA
Atentati i dështuar ndaj Maduros, trillim?

Një përpjekje për të ruajtur pushtetin në një vend të rrënuar ekonomikisht. Kështu e konsiderojnë analistët ndërkombëtarë, atentatin e dështuar me dron ndaj Presidentit venezuelian Nikolas Maduro të shtunën në ceremoninë e 81-vjetorit të themelimit të Gardës Kombëtare.
Sipas gazetares së DW, Uta Tofern, njohëse e mirë e çështjeve të Amerikës Latine, i vetmi person që përfiton nga kjo ngjarje është vetë Nikolas Maduro. Grupet e radikalëve të djathtë të mbështetur nga Perëndimi, të dyshuar për atentatin e dështuar, analistja gjermane thotë se Maduro i ka akuzuar deri më tani për 20 grushte shteti.

Presidenti është duke kryer gjueti shtrigash ndaj opozitës dhe spastrime në rradhët e ushtrisë, në përpjekje për të mbajtur pushtetin me thonj, teksa ekonomia është në nivele katastrofike që e ka zhytur Venezuelën në kaos. FMN paralajmëron se inflacioni do të arrijë së shpejti 1 milion përqind. Vendi vuan mungesën e theksuar të ushqimeve dhe ilaçeve, raporton tvklan.

LEXO EDHE:  Sulm me armë në SHBA/ 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

Një mbushje serbatori për venezuelianët kushton vetëm 1 cent, madje është më e lirë se uji. Por rezervave të mëdha nëntokësore të naftës, ekonomia vuan nga keqmenaxhimi por edhe sanksionet e rënda nga Perëndimi, që Maduron e sheh si një diktator të egër majtist.

Lajmet e fundit nga