LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha bëhet nostalgjik/ “Karta e gazetarit vlen më shumë se një vilë luksoze”

7 Gusht 2018, 18:12, Aktualitet CNA
Artan Hoxha bëhet nostalgjik/ “Karta e gazetarit vlen më

Gazetari Artan Hoxha ka kthyer vëmendjen pas në kohë duke kujtuar fillimet e karrierës së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka publikuar dy foto të kartës së gazetarit, që ka mbajtur  gjatë kohë kur ishte gazetar në ?Gazetën Shqiptare?. Ai ka theksuar se  kënaqësia që ajo të jepte nuk kishte të krahasur as me vilat, orërat e  shtrenjta apo me makinat superluksose.

Më tej ai shkruan se ndonëse sot nuk i duhet të përdorë kartën e gazetarit për shkak të emrit të krijuar përmes punës, ajo kartë e para 20 viteve nuk e humbet rëndësinë e saj.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Asgje nuk duhet harruar…

“falenderohen te gjithe ata qe ndihmojne mbajtesin e kesaj tesere per kryerjen e detyres se tij”…
Duke rremuar neper arkiven personale, gjeta te strukur ne nje cep karten e gazetarit te Gazeta Shqiptare fiks nje “shekull” me pare. Ishte e katerta ne radhe pas asaj te Sport Ekspres, Koha Jone dhe Republikes. Ky mesazh ne pjesen e pasme vazhdon te me emocionoje edhe sot pas me shume se 20-te vitesh pa nderruar skuader. Gjej rastin ti falenderoje te gjithe, ne cdo meter katror te vendit tim, qe me kane ndihmuar pa mase, me shpirt dhe me zemer, ne shi dhe ne bore, ne te mire dhe ne te keq, te kryeje detyren time. Jam perpjekur tua shperblej mundin dhe besimin me sa kam mundur. Nuk ka qene e lehte, nuk eshte e lehte as sot dhe sigurisht nuk do te te jete e lehte as ne te ardhmen, per mua dhe koleget e mi qe kemi zgjedhur kete profesion.

Dikur kjo karte e thjeshte(ne fakt dy copa letre format A4 e plastifikuar per te mos u demtuar nga uji) vlente me shume se rroga ne fund te muajit, madje edhe se pasaporta. Tani, edhe pse eshte sofistikuar, plotesuar me te dhena biometrike apo mikrocip, ajo nuk e ka me peshen e dikurshme….
Edhe pse nuk me duhet ta perdor me, per shkak te imazhit qe te jep televizioni dhe karriera e gjate, ajo karte me leter format A4 e plastifikuar, me tregon sa e rendesishme ka qene ne ato kohe….
Sot, fuoristrada apo autovetura e shtrenjte, vila apo apartamenti luksoz ne Rolling Hills, Kodren e Diellit, Lagunen Blu apo Gjirin e Lalezit, kostumi prej kashmiri, ora prej dhjetera mijera eurosh, varesja, byzylyket apo vathet me diamant, skeleti prej metali te cmuar i syzeve, e kane zhvleresuar fare vleren e kesaj karte.

20 vite me pare, respekti qe kjo karte e thjeshte te jepte, vlente me shume se cdo gje tjeter….

Me ngjyre jeshile eshte karta e fillim-qershorit 1998, ajo me ngjyre te bardhe eshte e dhjetorit 1998 /CNA.al

Lajmet e fundit nga