LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e thotë copë/ “Mos i besoni Bashës”

7 Gusht 2018, 14:44, Aktualitet CNA
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e thotë copë/

Aktori i njohur i humorit Julian Deda dhe njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, është kthyer të flasë sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Deda është shprehur, se ultimatumet për ndalimin e shembjes së Teatrit janë fjalë të kota, duke iu referuar deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Ky i fundit u shpreh disa ditë më parë se Teatri shembet vetëm nëse kalohet mbi trupin e tij.

Më tej Deda ka shtuar se Basha ka dështuar disa herë në politikë dhe ultimatum i tij për Teatrin nuk është serioz.

Postimi i plotë

Nese dikush ju thote “pa shkelur mbi trupin tim nuk behet” mos i besoni, dijeni se e ka kot. Ka kohe qe nuk funksionon si shprehje. Ne politike ka deshtuar disa here, madje as per çeshtjen e Teatrit snuk. Me pak fjale eshte thjesht pordhe me rigon. /CNA.al 

Lajmet e fundit nga