LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vidal tregon të vërtetën/ Ja pse zgjodha Barcelonën dhe jo Manchesterin

6 Gusht 2018, 13:59, Aktualitet CNA
Vidal tregon të vërtetën/ Ja pse zgjodha Barcelonën dhe jo

Arturo Vidal u transferua te Barcelona për një tarifë që mendohet të jetë afërsisht 20 milionë paundë, disa herë më e ulët në krahasim me shumën fillestare prej 40 milionë paundë që bavarezët kërkuan kur Chelsea dhe Manchester United e vendosën në listën e tyre të blerjeve.

Në prezantimin e tij te klubi i ri, ai tregoi arsen pse zgjodhi pikërisht ata dhe jo ekipet e tjera , pasi ofertat për të nuk mungonin.

?Unë kam ardhur këtu për të fituar çdo trofe të mundshëm dhe jam i përgatitur të jap gjithçka në fushë që të arrijmë këtë synim.

Jam shumë i emocionuar që jam transferuar te Barcelona dhe do të kem mundësinë të luaj krah futbollistëve të mëdhenj si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets.

Çfarë do të sjell unë? Shumë shpirt luftarak për mbrojtjen dhe sulmin e mbi të gjitha do të jem lojtar i ekipit. Po pres me padurim për të filluar’, përfundoi kiliani. /CNA.al

Lajmet e fundit nga