LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokohet Armando Sadiku/ Merr lajmin më të keq në karrierë

6 Gusht 2018, 12:16, Aktualitet CNA
Shokohet Armando Sadiku/ Merr lajmin më të keq në karrierë

Sulmuesi i kombëtares tonë Armandao Sadiku e mbyll 2018-ën pa nisur sezoni. Dëmtimi që ai pësoi në miqësoren mes Levantes dhe Herenven rezultoi më i rëndë nga sa parashikohej fillimisht.

Sulmuesi i Levantes, do të mungojë për 6 muajt e ardhshëm pasi ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë e për rrjedhojë duhet t?i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ai do të jetë një mungesë e madhe dhe për kombëtaren kuqezi që në 7 shtator fillon aventurën kundër Izraelit për “Nation Cup”.

Një goditje e rëndë për karrierën e elbasanasit, i cili ka hyrë në histori si shënuesi i golit të parë të kombëtares shqiptare në finalet e një kompeticioni madhor, si ?Euro 2016?, kundër Rumanisë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga