Connect with Us

SHBA dhe rritja e kërcënimit detar në Atlantikun e Veriut

Aktualitet

SHBA dhe rritja e kërcënimit detar në Atlantikun e Veriut

Publikuar

-

Anijet ushtarake kineze tani janë duke patrulluar në Atlantikun e Veriut dhe nëndetëset ruse po lëvizin në të njëjtat zona ujore, me një intensitet që nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, i tha Zërit të Amerikës në një intervistë ekskluzive admirali i Marinës amerikane, John Richardson.

Shefi i Operacioneve Detare, Admirali John Richardson e quajti praninë ushtarake të Kinës në Atlantikun e Veriut një “dinamikë të re”.

“Madje dhe pesë vjet më parë, ne nuk kemi parë një zhvillim të tillë,” tha Richardson.

Sipas admiralit amerikan, marina kineze është globale, e gatshme dhe e aftë të veprojë kudo që Pekini do të dëshironte.

“Ata sigurisht që janë në një konkurrencë në ndryshim të vazhdueshëm për ne në aspektin e kërcënimit detar”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Megjithatë, operacionet kineze pranë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara mund të mos jenë aq kërcënuese sa nëndetëset ruse që lëvizin nën sipërfaqen e oqeanit. Aleatët e NATO-s nga Amerika e Veriut deri në Evropë janë gjithnjë e më të shqetësuar rreth rritjes së aktivitetit të nëndetëseve ruse në Atlantikun e Veriut.

“Bëhet fjalë për shtimin më të madh të aktivitetit të vërejtur në 25 vjet,” tha Richardson.

Zyrtarët amerikanë shqetësohen se Moska mund të përpiqet të përdorë nëndetëset e saj për të prerë ose përgjuar kabllot nënujore që lidhin dy kontinentet.

Flota e 2-të

Për shkak të këtyre aktiviteteve në Atlantikun e Veriut, Shtetet e Bashkuara kanë riaktivizuar kohët e fundit një komandë për të siguruar ujërat territoriale në bregdetin lindor.

Flota e dytë e Shteteve të Bashkaura ndihmon në përmbushjen e udhëzimeve të reja nën Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare të Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis, e cila përparësi kryesore të sigurisë kombëtare të Amerikës e ka bërë rivalitetin me fuqitë e tjera, në vend të terrorizmit.

Flota u çaktivizua në vitin 2011 për shkak të mungesës së fondeve që Marina të realizonte blerje. Ajo u aktivizua në Norfolk të Virxhinias më 1 korrik të këtij viti.

LEXO EDHE:  Pandemia në SHBA/ Bizneset e vogla nuk përfitojnë kompensime nga sigurimet

Admirali Richardson do të drejtojë ceremoninë zyrtare të themelimit të flotës në bordin e një aeroplanmbajtëse në Norfolk më 24 gusht.

Komandanti i Flotës së Dytë gjithashtu do të kryesojë Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Norfolk. Admirali Richardson tha se struktura e dyfishtë komanduese lejon që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të përshtaten së bashku, ndërsa përballen me intensifikimin e sfidave nga Rusia.

Zhurmuesit rusë

Ndërsa Marina amerikane po ripozicionon komandat e saj gjeografike, Admirali Richardson tha se ajo gjithashtu duhet të ruajë epërsinë në fushën e luftës së informacionit.

Marinarët amerikanë duhet të mbrojnë veten nga zhurmuesit elektronikë rusë, të ngjashëm me pajisjet e përdorura kundër trupave tokësore amerikane që operojnë në Siri.

Admirali Richardson tha se marinarët janë përballur me zhurmues elektronik rusë gjatë operimit në ujërat ndërkombëtare.

“Kjo tani po bëhet pjesë e zakonshme e punës sonë”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Admirali Richardson nuk shpjegoi se si ndikohen operacionet e marinës amerikane nga zhurmuesit. Lufta elektronike ka potencialin të pengojë funksionimin e sistemeve të navigimit dhe atyre të komunikimit.

“Këto teknologji çrregulluese mund të jenë vendimtare në luftërat e ardhshme dhe ne duhet të sigurohemi që të investojmë që të jemi të përgatitur dhe të pajisur edhe në këtë aspekt,” tha Admirali Richardson.(VOA)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  U takua me ministrin e infektuar nga koronavirusi/ Vetëkarantinohet Ivanka Trump

LEXO EDHE:  Kim Kardashian presidente e SHBA? Ja çfarë thotë 38 vjeçarja

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Thaçi: Ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së në Ballkan

LEXO EDHE:  Pas raketës vjen lufta!/Koreja e Veriut s'ka të ndalur, tjetër kërcënim SHBA-s

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE