LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama u përgjigjet ankesave/ Publikon raportin për ekonominë

6 Gusht 2018, 06:44, Aktualitet CNA
Rama u përgjigjet ankesave/ Publikon raportin për ekonominë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale raportin e agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila sipas tij, ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Me këtë lajm Rama ka zgjedhur t?u përgjigjet të gjithë atyre që ankohen për gjendjen e vështirë me të cilën përballen, gjithashtu edhe kritikave për politikat që po ndjek qeveria e tij.

?Mirmëngjes

Dhe me këtë pasqyrim që s?ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë

Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i përmirësuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar të defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdimësinë e uljes së risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.

S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria?,- shkruan Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga