LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pogba te Barcelona?/ Ky është lajmi i fundit

6 Gusht 2018, 07:22, Aktualitet CNA
Pogba te Barcelona?/ Ky është lajmi i fundit

Paul Pogba bëhet sërish protagonist në merkato. Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për largimin e tij nga Manchester United.

Tani është Barcelona që po shikon mundësinë e transferimit të yllit francez. Katalanasit duan të përfitojnë edhe nga raporti jo i mirë mes kampionit të botës dhe trajnerit Mourinho.

Agjenti Mino Raiola i është futur tashmë punës për të mbaruar këtë transferim, i cili pritet të kushtojë jo më pak se 120 milionë euro.

Me transferimin e Paul Pogba, Barcelona do që të ndërtojë një ekip të frikshëm duke dashur të rikthejë kohët e vjetra. /CNA.al

Lajmet e fundit nga