LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parcelat me kanabis në Krujë/ Reagon policia

6 Gusht 2018, 12:02, Aktualitet CNA
Parcelat me kanabis në Krujë/ Reagon policia

Ish-kryeministri Sali Berisha pak orë më parë në faqen e tij personale bëri publike një denoncim ku në një fshat të Krujës ishin mbjellë 2000 rrënjë kanabis.

Menjëherë ka reaguar policia e Durrësit e cila me anë të një deklarate ka përgënjeshtruar këtë fakt. Policia pohon faktin se fotot janë të vjetra, dhe se vetë Berisha i ka publikuar kohë më parë. Sipas bluve, në 9 korrik u zhvillua një aksion antikanabis në disa zona të Krujës, ku në Nikël u konstatuan 643 bimë kanabis, që u asgjësuan.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:

Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa. Informacioni i mësipërm është bërë publik, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit”./CNA.al

Lajmet e fundit nga