LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë/ Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

6 Gusht 2018, 17:44, Aktualitet CNA
Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë/ Reagon Këshilli i

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka reaguar në lidhje me deklarata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Ambasadorët kanë shprehur shqetësimin, se këto deklarata janë qëndrime të tejkaluara në kohë, ndërsa kanë trazuar edhe opinionin publik.

Këshilli i Ambasadorëve, ka mbështetur qëndrimet e politikës shqiptare, e cila është shprehur kategorikisht kundër korrigjimit të kufijve.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se rezultatet e negociatave duhet të jenë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE.

Deklarata plotë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i ?korrigjimit të kufijve?, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në oponionin publik dhe brënda të gjithë faktorit shqiptarë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtar.

Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë ? Beograd, të vazhdojnë me pergjegjësi këtë proçes i cili është shumë i rendësishëm për stabilitetin në rajonin tonë.

Përmbushja me sukses sfidave të brendëshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracise dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga