LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte mjetin pa leje drejtimi/ Arrestohet në flagrancë 21 vjeçari

6 Gusht 2018, 12:10, Aktualitet CNA
Drejtonte mjetin pa leje drejtimi/ Arrestohet në flagrancë 21

Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Kristi Dule, 21 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë.

Ky arrestim erdhi pasi më datë 05.08.2018, në fshatin Dishnicë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ?Hyndai? pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit  Gj.M, 64 vjeç, banues në Korçë, duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt? dhe ?Largimi nga vendi i aksidentit? sipas neneve 291 e 273 të Kodit Penal./CNA.al

Lajmet e fundit nga