LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e bujshme/ Kur Vidal kërcënonte Messin

6 Gusht 2018, 07:57, Aktualitet CNA
Deklarata e bujshme/ Kur Vidal kërcënonte Messin

Arturo Vidal dhe Lionel Messi do të jenë shokë ekipi tani, pas transferimit të kilianit në Barcelonë. Sot Vidal thotë fjalët më të mëdha dhe më të bukura për Messin, por dikur e ofendonte yllin argjentinas.

Pas një ndeshje për kupën e Amerikës Latine, ai pyetej a kishte frikë nga Messi? Vidal bëri deklaratën e famshme.

“A kam frikë nga ai apo ai ka frikë nga unë? Unë nuk kam frikë prej tij, por ju duhet ta pyesni nëse ai ka mbetur me frikë. E kam mposhtur atë në të gjitha finalet dhe nëse do të takohemi përsëri, ne [Kili] do të fitonim përsëri”, përfundonte Vidal.

Një deklaratë që në atë kohë bëri xhiron e botës. E ndërsa tani ata do të luajnë për të njejtin ekip, të shkuara të harruara. /CNA.al

Lajmet e fundit nga