LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati për kufijtë/ Ish-presidenti: Kosova, Jerusalemi i shqiptarëve

6 Gusht 2018, 09:28, Aktualitet CNA
Debati për kufijtë/ Ish-presidenti: Kosova, Jerusalemi i

Pas debatit për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve dhe duhet mbrojtur si kolona kryesore e sigurisë kombëtare.

Postimi i plotë:

Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.
Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.
Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga