LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpunoi me ISIS/ Burg përjetë për gjermanen

6 Gusht 2018, 17:56, Aktualitet CNA
Bashkëpunoi me ISIS/ Burg përjetë për gjermanen

Një gjykatë në Irak, dënoi me ?burgim të përjetshëm?, shtetasen gjermane Nadia Rainer Herman, dhe një shtetase franceze, për bashkëpunim me grupin terrorist ISIS.

Siç raporton DW, shtetasja gjermane, ishte dënuar edhe më parë me një vit burg, për hyrje të paligjshme në territorin e Irakut.

Ndërkohë në janar, nëna e saj, një gjermane me origjinë marokene, u dënua me vdekje, për shkak të bashkëpunimit me Shtetin Islamik. Më pas gjykata e ktheu dënimin me vdekje në 20 vite burg.

Herman dhe nëna e saj u arrestuan në qytetin e Mosulit në Irak në 2017-ën. Në rrëfimin para gjykatës, gjermanja u shpreh se kishte hyrë në Siri nëpërmjet Turqisë, së bashku me nënën dhe motrën e saj.

Në lidhje me martesën me një ushtar të ISIS, Herman u shpreh se nuk ishte koshiente për vendimin, pasi në atë kohë ishte minorene. /CNA.al

Lajmet e fundit nga