Connect with Us

Trump sulmon donatorët e pasur të politikës amerikane

Aktualitet

Trump sulmon donatorët e pasur të politikës amerikane

Publikuar

-

presidenti i shba donald trump

Presidenti Trump sulmoi rishtazi nëpërmjet Twitter-it miliarderin donator të republikanëve, Charles Koch duke rikthyer kështu vëmendjen ndaj influencës së donatorëve të pasur në politikën amerikane.

Këtë javë pati një tjetër sulm në Twitter nga Presidenti Trump. Objektivi ishte Charles Koch, një ndër mbështetësit më të pasur të kandidatëve republikanë. Gjatë një takimi në shtetin Kolorado, zoti Koch kritikoi politikat tregtare të administratës Trump.

“Kur njerëzit veprojnë në mënyra proteksioniste, ata ngrenë barriera që janë keq për të gjithë”, u shpreh zoti Koch.

Tregtia është një pikë fërkimi e fortë mes Presidentit Trump dhe zotit Koch, në veçanti lufta e tarifave që po zhvillohet mes Uashingtonit dhe partnerëve tregtarë, sidomos me Kinën.

“Presidenti dhe 15 drejtues të administratës së tij kanë thënë vazhdimisht se do të dëshironin ndaljen e praktikave të padrejta tregtare. Por, derisa të ndodhë kjo, Presidenti do t’ua mbajë shputat mbi zjarr. Ai do të vazhdojë presionin ndaj Kinës”, deklaroi Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Lufta Trump – Koch nxjerr në pah influencën e donatorëve të pasur në politikën amerikane. Rrjeti Koch, një burim shumë i madh mbështetje financiare, është i përbërë nga një grup organizatash që përgjithësisht mbështesin politikat e republikanëve për më pak taksa dhe më pak ligje shtrënguese. Për zgjedhjet e mesmandatit të muajit nëntor, rrjeti Koch planifikon të shpenzojë deri në 400 milionë dollarë.

“Njëqind donatorët kryesorë përballojnë rreth 3/4-tat e fondeve që shkojnë drejt vetëm njëqind individëve”shpjegon Robert Weissman, president i “Public Citizen”.

Zoti Weissman dhe aktivistë të tjerë besojnë se korporatat dhe individët e pasur, si zoti Koch, influencojnë në mënyrë disproporcionale zgjedhjet amerikane në interes të axhendës së tyre.

LEXO EDHE:  Boom nga Turqia/ Miku i Bashës rrezikon 20 vite burg në  SHBA, Ekim Alptekin pranon akuzat: Si e pagova këshilltarin e Trump

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara financohen publikisht dhe privatisht. Kontributet private për fushatat elektorale jepen nga individë dhe grupe, si korporatat dhe sindikatat.

Megjithëse është e jashtëligjshme t’i jepen fonde drejtpërsëdrejti një kandidati, individë donatorë lejohet t’i japin deri në 2700 dollarë organizatës së kandidatit, si dhe mund të japin pothuajse fonde pa limit nëpërmjet komiteteve të aksionit politik.

Nëse një kandidat fiton, pritshmëria është që kandidati do të mbështesë politikat e axhendës së donatorit, megjithëse nuk ndodh gjithnjë kështu.

“Pasi zgjidhen, e kanë mendjen tek zgjedhjet e ardhshme. Dhe mendojnë si të kënaqin donatorët e pasur që ua mundësuan postin dhe të cilët mund edhe t’i heqin nëse nuk kënaqen interesat e tyre”, thotë zoti Weissman.

Ky sistem, të cilin kritikët e quajnë “paguaj që të marrësh pjesë në lojë” është krejtësisht i ligjshëm, në veçanti pas një vendimi të Gjykatës së Lartë në vitin 2010, të njohur si çështja e “Qytetarëve të bashkuar”. Gjykata vendosi se korporatat kanë të njëjtat të drejta politike të lirisë së fjalës ashtu si individët, dhe se nuk duhet të ketë kufizime ndaj fondeve që ato shpenzojnë për të mbështetur apo denoncuar kandidatët në zgjedhje.

Që nga ky vendim, shumat e kanalizuara nëpërmjet komiteteve të aksionit politik nga grupe si rrjeti Koch, kanë përjetuar një rritje drastike. /VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Shqipëria më pak e prekur nga Covid”/ Dasho shpërthen ndaj Ramës: I shtrive mashtrimet në nivel ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria më pak e prekur nga Covid”/ Dasho shpërthen ndaj Ramës: I shtrive mashtrimet në nivel ndërkombëtar

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka shpërthyer ashpër në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon situatës që është krijuar nga pandemia.

Kryeministri dha sot një intervitë për median ndërkombëtare “Forbes”, ku deklaroi se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga Covid.

Referuar kësaj deklarate, Dasho tha se pasi nuk i ecën më mashtrimet me shqiptarët i ka shtrirë ato në nivel ndërkombëtar, duke ngritur pikëpyetje se me çfarë e ka matur Rama suksesin e pandemisë.

Pasi nuk ecën mashtrimi me shqiptarët, vazhdohet me mashtrime të nivelit ndërkombëtar!!!

Intervista e sotme në Forbes e kryeministrit Rama ku ai pretendon se “Shqipëria bën pjesë ndër vendet më pak të prekura nga COVID”!!!

Është e paqartë se me cilin kut e mat kryeministri suksesin!

Me numrin më të ulët të testeve në Europë?! Me vdekshmërinë reanimatore ndër më të lartat në botë?! Me faktin që shtetasit e vet paguajnë dhjetëra milion euro çdo muaj nga xhepi për testim dhe trajtim?! Me faktin që shqiptarët janë izoluar nga bota si në kohën e komunizmit?! Me faktin që sipas liderit të opozitës ka fshehur gjysmat e vdekjeve?! Me faktin që sipas INSTAT kanë vdekur katër herë më shumë shqiptarë nga COVID se sa ka raportuar ai?!

Ndoshta Forbes mund të na sqarojë”, shkruan Dasho./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çlirim Peka tallet keq me Lulin

Publikuar

-

Nga

Çlirim Peka tallet keq me Lulin

Gazetari me famë përtej Europës dhe Azisë Çlirim Peka së fundi ka reaguar fort pas akuzave djeshme në lidhje me faktin se ai dhe disa televizione të tjera apo politikanë të rangut të lartë të ftuar në emisionet televizive të Partisë Demokratike i kishin shërbyer Lulzim Bashës për t’i rritur audiencën pas një interviste që do të kishte kreu i PD me Endri Xhafon në “ABC News”.

Sipas denoncimit të bërë mbrëmjen e djeshme nga Alfred Lela, Edi Paloka nuk ishte paraqitur në studion e emisionit të tij për shkak se donte që t’i linte hapësirën kreut Basha. Nga ana tjetër, Çim Peka anuloi intervistën me Jozefina Topallin që pritej të kishte një audiencë maksimale dhe për të mos rivalizuar Lulzim Bashën u bë kjo zgjidhje.

Por Çimi nuk e ka pranuar as qëndrimin publik të dhënë nga Alfred Lela, as akuzat që janë hedhur se në mbrëmje do të ishte me Jozefinën dhe më pas e ka anuluar dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Çimi duket se ia ka “dhj*rë” fare Lulzim Bashës duke u tallur keqazi me të. Ai ka nxjerrë audiencën se sa shumë ndiqet emisioni i tij.

LEXO EDHE:  Trump kërkon vendosjen e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën

LEXO EDHE:  Boom nga Turqia/ Miku i Bashës rrezikon 20 vite burg në  SHBA, Ekim Alptekin pranon akuzat: Si e pagova këshilltarin e Trump

Kjo është e sigurt pasi Çimi ka një audiencë përtej Europës dhe Azisë. Ai ka në rrjetet sociale një maksimum, prej gati 3 herë më shumë sesa Lulzim Basha live apo se emisioni tjetër Real Story ku ishte Fatos Lubonja. Në fakt audience e këtyre lloj monitorimesh është mënyra e qasjes në rrjetet sociale, pra sa aktiv janë ndjekësat apo personat që janë të interesuar për të parë.

Se nuk besoj që ka njeri në mbrëmje humorin e mjaftueshëm për të ndjekur Çim Pekën në televizor. Jo se Sokol Balla shkëlqen më shumë apo Luli nga ana tjetër me Endri Xhafon, por duhet të kesh një stomak shumë të fortë për të ndjekur një intelektual të kalibrit europian dhe deri Aziatik si Çlirimtar Peka./CNA.al.

Basha merr nën kontroll televizionet/ Anulon intervistat, Lela vendos manikin në vend të Palokës

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit/ Publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit/ Publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ndërsa ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

LEXO EDHE:  Kriza e Shqipërisë mbërrin te Trump/ Ish-ministri i Brendshëm firmos peticionin

LEXO EDHE:  Boom nga Turqia/ Miku i Bashës rrezikon 20 vite burg në  SHBA, Ekim Alptekin pranon akuzat: Si e pagova këshilltarin e Trump

Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania./CNA.al.

LEXO TE PLOTE