LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi bashkëshorten/ Arrestohet autori

5 Gusht 2018, 14:24, Aktualitet CNA
Plagosi bashkëshorten/ Arrestohet autori

Një person në Durrës plagosi me pistoletë një ditë më parë bashkëshorten e tij 28 vjeçe me iniciale E.N.

Një ditë pas ngjarjes, policia ariti të vinte në pranga A.N 30 vjeç, i cili është i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Sipas të dhënave mësohet se 30 vjeçari e kishte goditur në këmbë bashkëshorten e tij. Kjo e fundit tashmë ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Komunikata e plotë

Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., vjeç 30, banues në Durrës, pasi në banesë, dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten E.N, 28 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën ku pas marrjes së ndihmës mjeksore është larguar nga spitali, duke iu shmangur hetimeve. Punohet për gjetjen e pistoletës. Nenet 130/a, 300, 301 e 278/2 të Kodit Penal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga