Connect with Us

Konsumoni këto 5 ushqime dhe zemra juaj do të jetë më e shëndetshme se kurrë

Kuriozitete

Konsumoni këto 5 ushqime dhe zemra juaj do të jetë më e shëndetshme se kurrë

Publikuar

-

Zemra është organi që rrezikon shpeshherë jetën e njerëzve, me sëmundjet e saj që janë bërë mjaft të zakonshmë tek njerëzit.

Kolesteroli ndikon në mënyrën e funksionimit të saj dhe për të jetuar me një zemër sa më të shëndetshme është shumë e rëndësishme të eliminohen disa produkte ushqimore e të shtohen disa të tjera.

Ja cilat ushqime ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq:

1.Fibrat

Fibrat janë një superushqim që ndihmojnë jashtë mase organizmin e njeriut në tretje, duke mbrojtur nga kanceri i zorrëve.

Gjithashtu fibrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Ushqime të pasura me fibra janë përimet, frutat dhe drithërat.

2.Yndyrnat e shëndetshme

Yndyrnat e pangopura si vaji i lulediellit dhe i ullirit janë yndyrna të shëndetshme, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

3.Soja

Soja dhe produktet e saj mund të gjenden në supermarket dhe ndikojnë në uljen e kolesterolit.

4.Frutat e thata

Bajamet, arrat, lajthitë, stikat etj janë të pasura më fibra dhe yndyrna. Ato nxitin lipoproteinat e mira në gjak dhe reduktojnë të këqijat.

5.Tërshera

Tërshera përmban një fibër specifike të tretshme të quajtur beta-glucan, që gjendet tek elbi, algat etj. Kjo ndikon në uljen e kolesterolit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Fotot-Investigimi gjatë pandemisë/ Sa të pastër janë hotelet? Gazetarët shokohen nga ajo që gjejnë

Publikuar

-

Nga

Pandemia e koronavirusit na ka mësuar se pastërtia dhe higjena është tepër thelbësore për të shmangur infektimin.

Vendet si hotelet duhet të marrin seriozisht situatën e Covid-19 dhe pastërtinë, duke marrë parasyshse jeta e njerëzve varen nga kjo.
Një emision televiziv në SHBA bëri një investigim në hotel për të parë nëse ndërrohen çarçafët apo jo.

Ata stampuan logot e tyre që mundtë shiheshin vetëm në dritën ultra violet. Por sipas investigimit pastërtia në disa hotele mungonte dhe kur u kthyen çarçafët nuk ishin zëvendësuar apo larë. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni galerinë e mëposhtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Foto-E rrallë/ Aeroplani i vjetër shndërrohet në një shtëpizë fantastike për pushime

Publikuar

-

Nga

Foto-E rrallë/ Aeroplani i vjetër shndërrohet në një shtëpizë fantastike për pushime

Një aeroplan që në shikim të parë mund të mos duket vendi ideal për pushime, por me disa ndryshime, mund të bëhet një suitë e mrekullueshme për muaj mjalti.

Sipas mediave të huaja,një aeroplan i viteve 50-ta, nga Electric Canberra, u shndërrua në një shtëpizë komode për dy persona, me pamje të mrekullueshme në fshatin Somerset.

Vila quhet “The Sky Cabin”, dhe është vendi i përsosur për një ëeekend romantik.
Pronari i kabinës, Dan Harring, e bleu pjesën e përparme të aeroplanit në Bristol në vitin 2018.

Në hyrje të vilës, është një zonë e shtruar me një tavolinë dhe karrige, të cilat janë të pozicionuara në mënyrë të përsosur për të parë perëndimin e diellit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Të shtrirë në mes të rrugës gjysmë të zhveshur/ Britanikët shfrenohen 3 muaj pas karantinës

Publikuar

-

Nga

Të shtrirë në mes të rrugës gjysmë të zhveshur/ Britanikët shfrenohen 3 muaj pas karantinës

Pas 3 muajsh karantinë, britanikët i kanë thyer të gjitha rregullat duke përfunduar në rrugët e qytetit gjysmë të zhveshur dhe të dehur.

Britania i është rikthyer normalitetit duke bërë që shumë të rinj të rinisin të frekuentojnë pubet dhe restorantet deri në orët e vona.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se të rinjtë kanë bërë nëj jetë të shfrenuar, ku shumica e vajzave shihen të shtrira në mes të rrugës nga pirja e tepërt e alkoolit.

Forcat e policisë kanë kryer arrestime dhe siç do t’i shihni në fotot e mëposhtme, po ndihmojnë disa prej të rinjve të cilët janë në gjendje të keqe për shkak të alkoolit./CNA.al

LEXO TE PLOTE