LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishin në prag skadence/ AKU bllokon dhe kthen në origjinë 11.6 ton birrë

5 Gusht 2018, 11:27, Aktualitet CNA
Ishin në prag skadence/ AKU bllokon dhe kthen në origjinë 11.6

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka shtuar vëmendjen e kontrolleve edhe në pikat kufitare me fokusin tek subjektet që sjellin produktet e importuara duke neglizhuar apo shkelur rregullat e Sigurisë ushqimore.

Trupat inspektuese e DRAKU, Shkodër kanë konstatuar dhe bllokuar 11.615 ton birrë për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokomentacionin shoqërues.

Konkretisht, nga kontrolli fiziki ngarkesës së produktit ?birrë? nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni – Meksiko , eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e produkteve në prag skadence.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 ton në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para ? produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal ? pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Lajmet e fundit nga