LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonin mjetet në gjendje të dehur/ Arrestohen dy persona

5 Gusht 2018, 08:47, Aktualitet CNA
Drejtonin mjetet në gjendje të dehur/ Arrestohen dy persona

Dy drejtues të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur janë arrestuar nga policia e Dibrës.

Në pranga ra shtetasi Enver Koçi, 49 vjeç, banues në Ostren të Madh Bulqizë,  duke drejtuar në gjendje të dehur në masën 0.89mg/l, një autobuz me 30 punëtor. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Shtetasi i dytë i arrestuar është Kujtim  Gjoni, 50 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur në  masën 0.88 mg/l. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

Lajmet e fundit nga