LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrezikuan mbytjen tre pushues/ Ja gjendja e tyre shëndetësore

4 Gusht 2018, 20:35, Aktualitet CNA
Rrezikuan mbytjen tre pushues/ Ja gjendja e tyre shëndetësore

Gjatë patrullimit të Policisë Kufitare në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues pedalon, pa motor,e cila peshkonte me disa persona në bord dhe rrezikonte të fundosej.

Policia I ka dhënë ndihmën e parë shtetasve me inicalet A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare.

Thuhet se pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi mjetin lundrues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

Raportohet se shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime. /CNA.al

Lajmet e fundit nga